Dhjetë arsyet pse Gent Cakaj nuk është ministër i Jashtëm? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetë arsyet pse Gent Cakaj nuk është ministër i Jashtëm?

10:54 | 14/01/2019
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Refuzimi nuk ka lidhje me moshën, apo qëndrimet publike për kufirin, por ka të bëjë me mungesën totale të transparencës nga ana e kryeministrit.

Kryeministri e paraqiti në publik kandidaturën e 29 vjeçarit nga Prishtina si njeri shumë të lexuar. Por, publiku ka më shumë pyetje sesa përgjigje.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Janë së paku 10 pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente:

1.Sa libra ka lexuar Gent Caka?

2. Cila është natyra e librave: janë libra letrarë apo jo letrarë?

3. Në çfarë gjuhe i ka lexuar librat?

4. Duke qenë ministër për Europën dhe Punët e Jashtme- mbi 60% e librave të lexuar- sipas direktivës së BE-së për prodhimet kulturore- duhet t’i përkasin kontinentit europian. Si qëndron ky raport në lidhje me librat e botuar në Amerikë apo kontinente të tjera?!

5. Nuk sqarohet në çfarë formati i ka lexuar librat. I ka lexuar librat në letër apo në formatin elektronik? Kindle? Ebook, apo ka abuzuar dhe ka dëgjuar libra audio dhe i rreshton si libra të lexuar?!

6. Institucionet përkatëse kompetente: Bibliotekat në Shqipëri dhe Bibliotekat e vendeve partnere nuk kanë patur kohën e mjaftueshme për të kontrolluar nëse librat që ka marrë nga këto biblioteka i ka kthyer në kohën e duhur – sipas rregulloreve në fuqi, apo ka zbatuar parimin leninist: vjedhja e një libri nuk është vjedhje. Në kushtet e ndikimit të mundshëm rus në rajon- ky verifikim duhet bërë me shpejtësi dhe transparencë për publikun dhe këdo tjetër të interesuar.

7. Nuk është e qartë, nëse librat e formatit elektronik janë të blerë në app store apo janë pirate që qarkullojnë përmes what’s app-it apo email-it. Shoqata e botuesve – sipas informacioneve zyrtare- nuk ka marrë asnjë kërkesë për të verifikuar, nëse librat e pretenduar të lexuar respektojnë të drejtën e autorit.

8. Nëse ka lexuar aq shumë libra sa thotë kryeministri, ku e ka gjetur kohën për të punuar?! Leximi i shërben punës, por nuk është e gjithë puna. Përndryshe, po të përdorej kriter leximi- folësit e lajmeve (gjysëm kadrijtë) do të ishin kandidatura të shkëlqyera për ministër të Jashtëm.

9. A llogariten si libra të lexuar edhe tekstet shkollore?! Gent Caka paska mbaruar dy universitete dhe 3 mastera- nëse i ka mbaruar me sukses siç pretendon kryeministri- ku e ka gjetur kohën për të lexuar libra të tjerë jashtë shkollorë?! Nga verifikimet e institucioneve nuk rezulton që ai të ketë lexuar libra në fëmijëri se përndryshe do të kishte marrë titulllin: “Miku i vogël i librit”

10. Fakti që Gent Caka nuk ka titullin doktor shkencash vë në pikëpyetje deklarimin se ia ka lexuar shumë libra!

Nëse përdorim si kriter leximin e librit për poste kaq të rëndësishme, çfarë duhet të themi për njerëzit që shkruajnë libra. Mos duhet t’i bëjmë kryeministra?! Kemi autorë shqiptarë të spikatuar që kanë shkruar libra më shumë se ç’kanë lexuar dhe as pension të posaçëm nuk po marrin!

10/1. Meqë jemi në vitin e Skënderbeut. Sa libra për heroin tonë kombëtar ka lexuar Gent Caka? Në çfarë gjuhe ka lexuar?

10/2. Sa libra për ndryshimin e kufijve dhe shtetet e dobëta ka lexuar Gent Caka? A është verifikuar informacioni se kohët e fundit lexon- vetëm libra për shtete të dështura, për regjime hibride dhe libra antisistem?!

Eshtë e kuptueshme që për hir të privacisë publiku mund të mos dijë orët se kur lexon, mënyrën se si lexon, shpejtësinë e leximit, por gjithsesi duhet ditur, nëse librat i lexon nga faqja e parë tek e fundit apo lexon në stilin e Enver Hoxhës, 2-3 faqe në fillim, një në mes dhe dy paragrafë në fund të librit?

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja: kush ja ka rekomanduar librat për lexim Gent Cakës- Baton Haxhiu apo Berat Buzhala?

Etiketa: Gent CakaLutfi Dervishi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Akull në rrugë, makinat bëhen copë në autostradën e Levanit

Akull në rrugë, makinat bëhen copë në autostradën e Levanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

10:56 | 12/01/2026
Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi –

Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi –

10:48 | 12/01/2026
E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

10:30 | 12/01/2026
Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

10:14 | 12/01/2026
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

10:00 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –
  • Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi –
  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –
  • Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –
  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –
  • Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com