Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çipan në Devoll, ku një i moshuar është vetëvrarur. Policia sqaron se në banesën e shtetasit A.M, është vetëvarur shtetasi F.Ç, 78 vjeç, banues në fshatin Sul në Devoll. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklarimet e marra prej familjarëve, rezulton se pas humbjes së bashkëshortes së tij para pak kohësh, ky shtetas qëndronte në banesën e vajzës dhe bashkëshortit të saj.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.