Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku efektivi i policisë ka goditur një qytetar.
Gjergji Rizës dyshohet se i është vënë tritol në banesë dy javë më parë. Ka dyshime se këtë gjë e ka bërë personi i dhunuar.
E gjithë skena e dhunës është e filmuar nga kamera e sigurisë së një shtëpie, në katin e parë të pallatit.
“Më vraftë Allahu, nuk bëj gjëra të tilla, kam nënë, kam motër….për Zotin. Mos gjuaj më se do të shikojnë te kamerat,”- dëgjohet të thotë Narolli në video.
“Ec more legen….b***m***,”- shton efektivi Riza dhe i gjuan me shkelma nga pas duke e shtyrë nëpër shkallë.