Konflikti i çastit për një gardh përfundoi sot në tragjedi, pasi një 65- vjeçar me emrin Safet Yskollari u godit për vdekje me thikë.
Viktima Yskollari ka qenë fqinj me autorin 63-jeçar, Fatmir Manellari.
Theksojmë se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që dy fqinjët kishin mes tyre për tokat. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Janë vendosur pika kontrolle në Korçë -Pogradec, si dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.