Detaje nga arrestimi i Dan Hutrës, si e rrethoi policia kriminelin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga arrestimi i Dan Hutrës, si e rrethoi policia kriminelin

18:27 | 07/03/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Ramadan Hutra u arrestua në zonën e Sharrës i fshehur në shkurre, pasi kreu vrasjen e tri grave në Tiranë më 1 mars në Tiranë.

Ai ishte nisur drejt banesës së Rahman Selës në zonën e Sharrës ku sipas burimeve ka arritur deri pranë banesave ku ka bërtitur për të paktën 3 herë emrin e Rrahmanit.

Ky i fundit nuk ka dalë nga banesa ndërsa Ramadan Hutra ka vendosur të qëndrojë në kodër deri në pritje të shënjestrës së radhës për ta vrarë.

7 punonjës e policisë të Komisariatit nr. 6, në kryeqytet ishin personat e parë, të cilët shkuan drejt landfillit të Sharrës pas një telefonate të mbërritur në sallën operative për vendndodhjen e Dan Hutrës.

Punonjësit e policisë Dedan Gjoni, Igli Mollaj, Joani Xhaferri, Qani Alimadhi, Ardian Malliku, Erion Marku, Marjo Gjokaj, pasi kanë shkuar në vendin ku telefonuesi kishte treguar kanë lëvizur për pak minuta në këmbë në drejtim të kodrës.

Në afërsi të një shkurreje kanë parë një person i cili ishte i fshehur.

Punonjësit kanë përshkruar se nga pamja e parë nuk dallohej mirë nëse kishin të bënin me Dan Hutrën, por ata janë afruar duke krijuar një kordon dhe me armë në duar i kanë bërë thirrje ‘Policia duart lartë, prezantohu’.

Sipas relacionit, Dan Hutra nuk ka bërë veprime kundërshtuese, por ka ngritur duart lart dhe nga aty efektivat kanë bërë prangosjen.

Teksa Hutra ishte nën pranga në prezencë të tij është kontrolluar ambienti ku qëndronte dhe është gjetur një automatik kallashnikov me dy karikatorë të lidhur me natriban transparent ku njëri prej tyre ishte i vendosur në fole, tre pako me municion luftarak të mbështjellë me letër që pas numërimit ka rezultuar 124 fishekë, një bidon ujë në qese.

Gjatë intervistimit, Dan Hutra së bashku me punonjësit e policisë ka marrë rrugën tek depot e ujit në Vaqarr aty ku kishte fshehur makinën që do ta përdortë për tu larguar pasi të kryente vrasjen e katërt e cila për fat të mirë u parandalua.

Po ashtu ai ka treguar edhe për vendndodhjen e telefonit të cilin e kishte hedhur pasi ka kryer vrasjen tek banesa e ish-vjehrrit./OraNews

Të Lidhura

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

nga 27
11:39 | 07/06/2026
0

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të futbollistit 22-vjeçar të AF...

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

nga 27
11:31 | 07/06/2026
0

Dy persona kanë rënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram...

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

nga 27
10:43 | 07/06/2026
0

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

nga 27
10:25 | 07/06/2026
0

“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, në një takim që, për të gjithë ata që duan...

Para
Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

11:39 | 07/06/2026
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

11:31 | 07/06/2026
Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

10:43 | 07/06/2026
Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

10:25 | 07/06/2026
Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

10:23 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –
  • Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –
  • Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –
  • Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –
  • Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –
  • Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –
  • Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com