Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish zyrës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për të disktuuar situatën politike pas dështimit të negociatave me të dërguarit e Brukselit. Takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit. Një natë më parë, dy negociatorët e Brukselit, David Mc Allister e Knut Fleckenstain dështuan në përpjekjen e tyre për të pajtuar palët dhe për të zgjidhur krizën politike.
Pas dështimit, Rama tha se ofruam konsesusin e nevojshëm por nuk lëshojmë vetting-un. Ndërsa Basha paralajmëroi mosbindje civile javën që vjen. I vetmi që nuk folur ende është Ilir Meta. I gjendur përballë mediave pas takimit të dështuar për zgjidhjen e krizës, Meta përsëriti disa herë:Skam asnjë koment. Pritet që gjatë ditës së sotme , rkeytari i Kuvendit të dalë me një qëndrim lidhur me krizën.