Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutoheshin aktet nënligjore për zbatimin e Dekriminalizimit. Me sa duket palët nuk kanë rënë dakord ndërkohë që burime nga mbledhja bëjnë të ditur se mazhoranca do ta miratojë ligjin e dekriminalizimit edhe pa konsensusin e opozitës.
Ndërkohë që pritet të mblidhet Kuvendi për të votuar aktet nënligjore për dekri9minalizimin, opozita shfaqet konfuze në këtë çështje pasi deputetët e Këshillit të Mandateve thanë se nuk kishin qënë të pranishëm në këtë mbledhje. Një natë më parë u tha se ishte arritur konsensusi mes palëve për aktet nënligjore të dekriminalizimit. Gjithë mosmarrëveshjet u përqëndruan tek formulary i pyetjeve për politikanët, përmes të cilave synohet ndalimi i personave me të shkuar kriminale që kërkojnë të hyjnë në politikë. .