Partia Demokratike vazhdon të refuzojë çdo propozim që i vjen në tryezë duke përfshirë edhe propozimet e dy negociatorëve, David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Pas negociatave , zyra e shtypit e BE-së njofotoi se takimi i McAllister dhe Fleckenstein me shumicën dhe opozitë dhe patën një diskutim të mirë. Sipas deklaratës së BE-së, të dy deputetët mësohet se kanë paraqitur propozime për zgjidhjen e krizës për çështje që lidhen me dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat për ndërtimin e një besimi politik mes palëve.
Ata gjithashtu kanë diskutuar mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar një besim afatgjatë në sistem. Nga ana e shumicës mësohet se ka pasur dakordësi mbi pikat me kusht që të votohet ligji i vettingut në Kuvend.
Ndërsa Partia Demokratike nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe implementimin e një sistemi të votimit elektronik që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndeshme.