Edhe këtë herë Ministria e Arsimit ka dështuar në ruajtjen e standardeve të njëjta për të gjithë maturantët që i janë nënshtruar sot provimit të Matematikës.
“2 orë para mbarimit të provimit të Matematikës në rubrikën “Maturant Raporto” ka mbërritur teza e provimit. Sot u cënua rëndë procesi i provimeve të Maturës Shtetërore, sot u prenë në besë maturantët, sot teza doli pa filluar mirë provimi dhe sistemit “meritë-preferenca” i mbeti vetëm fjala preferencë, pasi merita u dëmtua. Qëndresa Qytetare po vazhdon të ndjekë dhe monitorojë me vëmendje të gjithë procesin e zhvillimit të Maturës Shtetërore”, shkruan Rigels Xhemollari.