Dështimi i Gjiknurit me interkonjeksionin Kosovë-Shqipëri, 140 milionë euro barra për taksapaguesit shqiptarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i Gjiknurit me interkonjeksionin Kosovë-Shqipëri, 140 milionë euro barra për taksapaguesit shqiptarë

17:00 | 24/04/2017
në Shqiperi
0

Qytetarët shqiptarë, do të duhet të paguajnë me taksat e tyre këstet e kredive mbi 140 milionë euro që qeveria shqiptare ka marrë për ndërtimin e linjave.

Linja e transmetimit Shqipëri- Kosovë, një projekt që u ka kushtuar financave të dy shteteve rreth 70 milionë euro, është e dyta në sektorin e energjisë pas termocentralit të Vlorës, që thuajse ka dështuar. Qytetarët shqiptarë, të cilët kanë financuar me taksat e tyre këto dy projekte, do të duhet që përveç fitimit të munguar të paguajnë në vijim këstet e kredive mbi 140 milionë euro që qeveria shqiptare ka marrë për ndërtimin e këtyre dy veprave.

Sipas zhvillimeve të deritanishme, linja e transmetimit të energjisë, Shqipëri – Kosovë është çështje e komplikuar teknike dhe politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk po zgjidhet as me ndërhyrjen e institucioneve europiane, rregullatorë të energjisë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Operatori i Transmetimit të Energjisë së Kosovës (KOSTT) në një material shpjegues që ka dhënë për qeverinë e Shqipërisë, ka sqaruar se qeveria serbe e ka kushtëzuar pavarësinë e sistemit të Kosovës me krijimin e një ndërmarrje serbe të tregtimit të energjisë në Veri të Kosovës. Pala e Kosovës e kishte dhënë mirëkuptimin për krijimin e saj në marrëveshjen e vitit 2015, dhe me herët në vitin 2013. Por më vonë, teksa ndërtimi i linjës së transmetimit 400 kilovot ndërmjet Shqipërisë kishte nisur, Kosova nuk mund të lejonte krijimin e ndërmarrjes serbe në Veri, për faktin e thjeshtë se aplikimi serb i drejtohej Kosovës si republikë serbe. Ky përcaktim në kërkesën e Serbisë duket se do të mbajë peng në një periudhë të pacaktuar funksionimin e linjës, duke krijuar humbje miliona euro si për Kosovën, edhe për Shqipërinë.

Drejtori i Operatorit Shqiptar të Transmetimit (OST) Engjëll Zeqo tha se humbjet vjetore nga të ardhurat e munguara nga mosfunksionimi i linjës janë 500 mije-1 milion euro në vit, në varësi të volumeve të tregtimit, por më e keqja është se mosfunksionimi i kësaj linje pengon seriozisht funksionimin e tregut ballkanik të transmetimit.

Nga ana tjetër, Operatori i Transmetimit të Kosovës humb në një vit fiskal rreth 14 milionë euro duke mos vjelë tarifat e transmetimit ndërkufitar të energjisë, të cilat shkojnë në arkën e operatorit serb, EMS. Humbjet vjetore të përbashkëta llogariten në 15 milionë euro, pa përfshirë këstet e borxhit që qeveritë në të dyja shtetet kanë nisur të shlyejnë.

Qeveria e Serbisë duket se nuk do të ketë tërheqje, pasi nuk i ka respektuar afatet e vëna nga Komuniteti Europian i Energjisë, i cili kërkoi që problemi të zgjidhej brenda vitit 2016, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë shenjë mirëkuptimi.

/monitor.al/

Etiketa: barraDamian GjiknuridështimiEngjell Zeqointerkonjeksioni Kosovë-ShqipëriOperatori Shqiptar i Transmetimitosttaksapaguesit

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tragjedia e Teme Sejkos, admirali nga Çamëria/ Dëshmia tronditëse e të birit Rajmondit, i mbijetuari i vetëm i familjes

Tragjedia e Teme Sejkos, admirali nga Çamëria/ Dëshmia tronditëse e të birit Rajmondit, i mbijetuari i vetëm i familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com