Derrat e Orwellit dhe rilindasit e drejtësisë së re – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Derrat e Orwellit dhe rilindasit e drejtësisë së re

13:55 | 17/10/2024
në Kryesore, Opinion, Shqiperi
0

Nga Andi Bushati

Pa ndonjë surprizë të madhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të ish deputetit Ervin Salianji duke thelluar edhe më tepër instalimin e dy standarteve të drejtësisë së re atlantiste. Interesant në këtë akt nuk është vendimi i pritshëm i gjykatësve, por argumentat e mbrojtjes që ata kënë hedhur poshtë.

Në 12 faqet që avokatët kishin depozituar tek togat e zeza “më të kualifikuara të vendit”, një pjesë të rëndësishme e zinte krahasimi diskriminues midis ndërprerjes së mandatit të një të zgjedhuri nga populli, që i përkiste opozitës dhe mbetjes në parlament të një të ngjashmeje të tij që i takonte qeverisë. Paralelet hiqeshim me rastin e ish ministres së jashtme Olta Xhaçka. Pa qenë në gjendje të gjykoj se sa efekt mund te kenë këto argumenta nga ana juridike, mendoj se shqyrtimi i tyre, jep për publikun e gjërë, një pasqyrë ulëritëse të kritereve të dyfishta që janë instaluar në ketë vend.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Le ti marrim me radhë. Ndonëse Gjykata Kushtetuese, një herë bëri pirueta për të ndihmuar mazhorancën, ndërsa herën e dytë e detyroi me vendim parlamentin që të votonte për ti shpënë asaj rastin e “investitores strategjike”, kjo e fundit qëndron ende e pa shqetësuar në kuvend. Mandati i saj vijon pa të keq dhe me siguri kështu do të jetë deri në fillimin e fushatës së ardhshme. Nga ana tjetër Ervin Salianjit i’u dogj pa një pa dy besimi që i dhanë zgjedhësit në 2021-shin, ende pa pritur qoftë dhe zbardhjen e vendimit, por duke u mjaftuar vetëm me dizpozitivin.

Së dyti, deputetja e PS e mban ende detyrën, ndonëse kryebashkiaku që dha truallin në të cilën u implikua emri i saj u burgos nga SPAK për korrupsion. Nga ana tjetër Salianji u zhvesh prej saj dhe përfundoi në burg vetëm prej “rrëfimit” të një dëshmitari të përpunuar dhe të paguar nga policia e Fierit.

Së treti, me faj ose jo, Xhaçka akuzohet se ka përfituar nga posti si anëtare qeverie dhe se ka vepruar në konfikt interesi, ndërsa kolegu i saj opozitar, në mirë apo në keq besim, ka pasur si qëllim interesin publik, duke dashur të pengojë një trafikant që të përfitonte nga qenia e të vëllait ministër i brendëshëm.

Pra ai që denoncon e pëson, ndërsa ai që abuzon është i nderuar.

Por, fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm ku lidhja okulte e politikës me ata që “do i jepnin fund epokës së pandëshkueshmërisë”, prodhon standarte të dyfishta.

Po të shikosh procesin kundër Sali Berishës, që qëndron i izoluar pasi akuzohet se ka prodhuar vendime qeverie dhe votime parlamenti për të favorizuar dhëndrrin e tij në privatizimin e klubit Partizani, vë duart në kokë. Me të njëjtin standart Edi Rama duhej të kalbej prej kohësh në burg, jo vetëm sepse ka bërë të njëjtën gjë për inceneratorët që mbetën në letër, por se ka shkuar edhe më tej, duke miratuar bonusin për një kompani që nuk ekzistonte, pavarësisht se ministrat e tij e kishin vënë në djeni për këtë gjë. Por ndërsa Berisha po i afrohet fushatës ekektorale si lider i izoluar, SPAK, as ka guxuar ta pyesë kryeministrin aktual, qoftë edhe si person që ka djeni për vjedhjen e shekullit.

Po të njëjtën fabul përforcon edhe procesi i atij që konsiderohet nga opozita si i burgosuri i tretë politik në vend, Fredi Belerit. Pa marrë parasysh se ai u dënua me prova dhe dëshmitarë të manipuluar, pra qoftë edhe duke prezumuar se gjithçka në procesin e tij qe e rregullt, sërish ka diçka që ulëret. Si ka mundësi që drejtësia u alarmua për 8 vota të ish kandidatit të Himarës, që sipas saj nuk vlenin së bashku më shumë se 3 mijë euro dhe nuk e ka vënë ende ujin në zjarr për vjedhjen sistemike të votës, që gjithë Shqipëria e dëgjoi me veshët e saj falë përgjimeve të publikuara prej Bild-it. Apo mos vallë një i votuar minoritar bëhet më kollaj kokë turku, sesa e gjithë partia shtet, e impikuar në manipulimin elektoral të Dibrës dhe Durrësit?

Prandaj dhe mbrojtja e Salianjt, ndonëse ashtu sikurse pritej nuk pati sukses, bëri mirë që e vuri theksin tek trajtimi i diferencuar, i vendosur nga lidhja okulte qeveri drejtësi, ku opozitarët diskriminohen, ndërsa pushtetarët favorizohen.

Reforma e euro-amerikanëve e cila u propogandua se kishte qëllimet më të larta, sot ka degraduar në një farsë të denjë për romanet e Orwellit. Më mirë sesa gjithçka asaj i shkon shprehja e stërpërdorur e fiksionit të shkrimtarit vizionar, për një regjim ku të gjitha kafshët janë të barabarta, por ama ka dhe disa që janë më të barabarta se të tjerat. Njësoj edhe sot ata që japin drejtësi në bashkëpunim me rilindjen i ngjajnë derrave të “Fermës së kafshëve”, që e vranë parimin e të qenit të barabartë përpara ligjit. Pikërisht për këtë, një deputet i opozitës e humbet mandatin, ndërsa tjetri i qeverisë jo; një ish kryeministër izolohet, ndërsa i njëjti mëkat për pasardhësin nuk konsiderohet faj; një kandidat që dyshohet se ka blerë pak vota shkon në burg, kurse ata që e kanë industrializuar manipulimin e zgjedhjeve quhen fitimtarë.

Kjo është ripërtritja e pushtetit të derrave dhe ne nuk po përjetojmë asgjë më shumë se sa na ka parathënë këtu e tetë dekada më parë Orwelli.

/Lapsi.al/

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Protesta te Kuvendi/ Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks, paralajmërohet kallëzim në SPAK – Video

Protesta te Kuvendi/ Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks, paralajmërohet kallëzim në SPAK - Video

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com