Dërgonin klandestinë nga Shqipëria në SHBA, Kanada e Britani, arrestohen 2 policë e 6 të tjerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dërgonin klandestinë nga Shqipëria në SHBA, Kanada e Britani, arrestohen 2 policë e 6 të tjerë

17:48 | 29/09/2018
në Shqiperi
0

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit është përmbyllur pjesa e dytë e Mega – Operacionit të koduar “One If By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj. Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona.

Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret :
– Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada
– Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë Mega Operacion ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë pas vijimeve të hetimit, nga bashkëpunimi midis SHÇBA, Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore, është bërë e mundur që të identifikohen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunëtor në këtë grup të strukturuar kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor (roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit.

Më konkretisht janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, punonjësit e policisë :

1. Almir DODA, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë si rrjedhojë e hetimit intensivë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit “Arrest në burg” për 5 shtetas maqedonas, si dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kompanisë Security të Aeroportit “Nënë Terza” të Rinasit dhe konkretisht :

1- B.V., lindur e banues në Maqedoni,
2- A.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni
3- G.D., lindur e banues Strugë –Maqedoni
4. Z.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni
5- I.M., lindur e banues në Ohër-Maqedoni
6- E.S, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas kishin role drejtuese në këtë grup të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore dhe po bashkëpunohet me homologët tanë, për ekzekutimin e këtyre masave të sigurimit personal për këta shtetas.

Finalizimi i fazës së dytë të këtij Mega-Opercioni, që ende është në vazhdim, dëshmon rritjen e besueshmërisë së Policisë Shqiptare dhe agjencive të tjera ligj zbatuese tek partnerët ndërkombëtarë.

Duke përfituar nga rasti, falënderojmë partnerët për mbështetjen dhe besimin!

Sigurojmë qytetarët se “Forca e Ligjit” në veprim shumë shpejt do të dëshmojë për rezultate të tjera në luftën kundër krimit të organizuar, e veçanërisht grupeve kriminale të skeduara në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”.

Etiketa: Policia

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Italia do shtojë borxhin; Do ulë taksat e do rrisë të pagat e pensionet

Italia do shtojë borxhin; Do ulë taksat e do rrisë të pagat e pensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

11:00 | 13/01/2026
Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

10:56 | 13/01/2026
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale –

10:50 | 13/01/2026
Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –

Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –

10:36 | 13/01/2026
“Abuzime me tendera, dosjet për SPAK”

Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD –

10:14 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –
  • Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –
  • U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale –
  • Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –
  • Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD –
  • Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –
  • Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com