Pasi u betua këtë javë në Parlament, kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri është një ndër deputetët më të ri të parlamentit të Shqipërisë por dhe më i vjetri në moshë.
Janishehri vjen nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, i cili rezulton se ka qenë i dënuar me burg. Kryetari i partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, në vitin 2001, ka qenë i dënuar me 8 muaj burg për akuzën e “Mashtrimit”.
Sipas asaj që raporton News 24, e cila ka siguruar edhe dokumentin në fjalë, Jenishehri e ka fshehur këtë gjë duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit.