Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka deklaruar votën e tij pro reformës në drejtësi edhe nëse Partia Demokratike nuk bie dakord.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Selami shprehet se si ai ka mjaft të tjerë në Partinë Demokratike.
Selami: Dëshira ime si demokrat është që zt.Basha të pranojë konsensusin, të pranoj draftin nga znj. Nuland. Përndryshe, kjo do të ketë pasoja shumë të mëdha për zt.Basha. Është plotësisht e mundur që kjo të kalojë në Parlament, unë jam një prej tyre. Deklaroj votën time pro reformës.
Është votë për Shqipërinë evropiane, është votë kundër korrupsionit, është votë për të ardhmen. Mirënjohje Amerikës. Kanë votën time dhe si unë mjaft demokratë, të cilët deri dje patën mbështetje dhe mbështetën zt.Basha. Mbas plotësimit të këtyre kushteve nuk do të ketë mbështetje dhe ky është mendim që mbizotëron në anëtarësinë e Partisë Demokratike.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154260435114536/