Automjeti me të cilin udhëtonte deputeti socialist ka plagosur fëmijën i cili ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjeksore
Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka aksidentuar sot një fëmijë në Shkozet. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ku automjeti me të cilin udhëtonte deputeti, ka përplasur fëmijën 7-vjeçar me inicialet J.F. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore në Shkozet. Fëmija i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.