Deputeti i PD Dashnor Sula, në një reagim të bërë në rrjetet sociale, shkruan se “oligarkët dhe hajdutët me kollare të institucioneve shtetërore janë në aksion për të zhvatur sa më shumë nga xhepat e qytetarëve”, teksa shton se Shqipëria është më e shtrenjtë se Itali.
“Sot, në Itali një litër naftë në pikat e shitjes me pakicë kushton 1.83 euro. Pra vendet e BE janë kthyer thuajse në nivelin e çmimeve të karburantit të para luftës në Ukrainë. Por e njëjta gjë nuk ndodh në Shqipëri. Bordet e krijuara nga qeveria, thjesht po legjitimojnë boshatisjen e xhepave të qytetarëve. Sot në Shqipëri në pikat e shitjes me pakicë një litër naftë kushton mbi 2300 lekë të vjetët”, shkruan ai.
Sula shprehet se kryeministri “bën sikur nuk e vëren këtë vjedhje që u bëhet qytetarëve”, pasi sipas tij “ai ka mbi 20 vite që nuk e fut dorën në xhep për shpenzimet e tija”.