Mazhoranca kundër qeverisë për kamerat në çdo cep të vendit.
Dy deputetë të koalicionit qeveritar, përkatësisht ish-ministri i Brendshëm Luan Rama dhe Paulin Sterkaj kanë kundërshtuar projektligjin për masat shtesë të sigurisë.
Deputeti i PS-së, Sterkaj deklaroi se ky sistem ka rrezik të bëhet klientelist dhe të përdoret për qëllime të caktuara.
“Ka dalë moda e koncesionit. Kjo të mos bëhet me kamerat, ka kosto për biznesin. Shteti ta rregullojë me ligj për ambientet publike kush do t’i vendosë kamerat”, tha Sterkaj.
Deputeti i LSI-së Luan Rama deklaroi se “ligji do të bllokohet në seancë po s’u përcaktua kostoja që ka për biznesin”.
/27.al/