Dy persona kanë vrarë veten ditën e djeshme në fshatin Fllakë të Durrësit.
Në të dyja rastet është konstatuar depresioni dhe gjendja e rënduar psikologjike, por mbeten ende të panjohura arsyet që i çuan drejtë aktit fatal.
46-vjeçarja Fiqirete Çeku, e cila mbërriti e vdekur në spital, u gjet e vetëvarur nga familjarët në kasollen pranë banesës. Nga hetimet rezulton se gruaja kishte probleme shëndetësore dhe një gjendje të rënduar psikologjike kohët e fundit, por ende nuk ka një shkak të ditur që ta ketë shtyrë atë drejt aktit fatal.
Pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe i riu Destan Dema, i cili vuante nga një formë e rënduar e depresionit dhe prej dy muajsh kurohej. 26-vjeçari ishte vetëhelmuar duke gëlltitur 3 kokrra fostoksinë në shtëpinë e tij.
Burime të policisë vendore bëjnë të ditur se viktimat nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin, përpos faktit që kanë qenë banorë të Fllakës.