Një 46-vjeçar është gjetur i vetëvarur jashtë shtëpisë së tij në zonën e Mytilenes në Greqi. Ai dyshohet se ka vdekur rreth një muaj e gjysmë më parë, kur kishte bërë denoncimin për një rrjet prostitucioni. Trupi i 46-vjeçarit, i cili ishte ish-punonjës në aeroportin “Odysseus Elytis”, u gjet të mërkurën e kaluar në gjendje dekompozimi të avancuar dhe sipas mjekësisë ai kishte kohë që kishte vdekur.
Ajo që është befasuese është se askush nuk e kishte parë të varur gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pse vendi ku u gjet është i dukshëm.
Ioannis P. kishte shkaktuar shumë diskutime me ankesat që kishte bërë në policinë lokale për ekzistencën e një rrjeti që shfrytëzonte seksualisht një të mitur në ishull. Më 17 nëntor, datë që përkon me vlerësimin e mjekut ligjor për vdekjen e tij, ai kishte postuar në llogarinë e tij personale në Facebook për festa në grup ku përfshihej një e mitur. Kështu, vdekja e tij ngriti shumë pikëpyetje.
Mirëpo, Nëndrejtoria e Sigurisë së Mytilinit ka dalë me një deklaratë, sipas së cilës ankesat e 46-vjeçarit ishin hetuar që nga mesi i muajit tetor, por nuk ishin konfirmuar. Sa i përket rrethanave në të cilat vdiq, ai tha se nga provat e deritanishme nuk ka prova për veprimtari kriminale.