Denoncimi/ “Si ma mban peng pronën kryetarja e Gjykatës Kavajë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi/ “Si ma mban peng pronën kryetarja e Gjykatës Kavajë”

10:06 | 09/02/2017
në Shqiperi
0

Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula, është denoncuar në sallën e gjyqit për favorizim të paligjshëm të interesave të njërës palë gjatë një procesi gjyqësor për çështje pronësie. Denoncimi është bërë gjatë një gjykimi të drejtuar prej saj gjatë muajit shkurt të vitit 2016.

Bëhet fjalë për shqyrtimin e një kërkese penale për “përjashtim gjyqtari” të depozituar nga Bardhyl K. Burime pranë Gjykatës së Kavajës konfirmuan se ka qenë pikërisht ai që ka ngritur dyshime për
veprime të paligjshme të gjyqtares.

Në sallën e gjyqit, përballë gjyqtares, ai ka pretenduar se kryegjyqtarja e Kavajës, Shedula, po bëhej shkak për zvarritjen e një gjyqi tjetër për çështje pronësie, ku ai ishte palë. Sipas tij, gjyqtarja
Shedula kishte interes, që ai ta humbte gjyqin.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Bardhyl K. ka kërkuar në Gjykatë përjashtimin e gjyqtarit Luan Lusha nga gjykimi i çështjes ku ai vetë ishte paditës dhe palë e paditur ishte shoqëria “H…” sh.p.k. dhe persona të tretë, Bashkia Kavajë dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë. Mësohet se objekti i padisë së Bardhyl K. ka qenë sigurimi i padisë, kallëzimi i një punimi të ri dhe dëmit të mundshëm.

DENONCIMI
Sipas burimeve, gjatë gjykimit të kërkesës penale, kërkuesi Bardhyl K. ka pretenduar padrejtësi nga ana e togave të zeza. Gjatë procesit, ai ka pohuar se kryetarja e Gjykatës ishte e interesuar që ai të humbte çështjen gjyqësore për konfliktin e pronës. Sipas burimeve, Bardhyl K. ka vijuar dhe më tej duke e cilësuar kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula, si personin që zvarrit gjykimin për t’i dhënë mundësi palës së paditur prej tij të ndërtojë në pronën për të cilën ai ishte në një proces gjyqësor.

PERJASHTIMI I GJYQTARIT
Referuar nenit 73 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me heqjen dorë të gjyqtarit nga gjykimi i çështjes, theksohet se “Gjyqtari, i cili vlerëson me ndërgjegje se ka shkaqe të arsyeshme për të mos marrë pjesë në shqyrtimin e një çështjeje, i kërkon kryetarit të Gjykatës zëvendësimin e tij.
Kryetari i Gjykatës, kur e sheh me vend kërkesën, urdhëron zëvendësimin e tij me një gjyqtar tjetër, me anë të shortit”. Në lidhje me rastet e përjashtimit të gjyqtarit, neni 72 i Kodit të Procedurës Civile, në nenin 4 të tij thekson se gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi kur “ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë”.

/panorama/

Etiketa: entela shedulaGjyqtarjakavajekryetarja e Gjykatës Kavajëprona

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com