Denoncimi i Gjekmarkajt: Qeveria po shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike, i bëj thirrje të tërhiqet, Presidenti të flasë!

Duhet të lëçisni

Ambasada amerikane përsërit thirrjen për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar lidhur me misionin e UNMIK-ut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një postim në Twitter,...

Përndiqte ish të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Bie në prangat e policisë një 39 vjeçar në Tiranë që ka përndjekur vazhdimisht ish të dashurën. Gjithashtu Policia ka arrestuar edhe 3 të rinj...

Vdekja e 4 turistëve në hotelin në Qerret, dyshohet se pasi kishin konsumuar alkool dhe kokainë kishin kaluar në overdozë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës. Raportohet...

Goditi policin, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur një punonjës policie. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u...

Kryetari i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj, denoncon sot se kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, po shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Përmes një shkrimi, Gjekmarkaj shprehet se me një nismë politike të Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjisë dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademisë së shkencave.

Deputeti demokrat, i drejtohet qeverisë, si kryetar i Komisionit të Medias, duke i bërë thirrje të tërhiqet nga kjo nismë dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën, ndërsa apelon “Presidentin si dekretues, ministria e arsimit si institucion përgjegjës dhe vetë senati i albanologjisë duhet të flasin dhe të dëgjohen për të dhënë sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën”.

Shkrimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e cila drejtohet nga një prej politikanëve kryesorë të së majtës, Skender Gjinushi, ish ministri i fundit i arsimit i sistemit komunist dhe person pa asnjë studim, botim apo artikull shkencor në 30 vitet e fundit, – ka vendosur që në kuadër të koalicionit me PS të zgjerohet, duke shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike. Albanologjia është shkenca e vetme që lidhet me historinë, gjuhësinë, identitetin dhe arkeologjinë shqiptare, është drejtim me interes publik, shtetëror e kombëtar, është institucioni kryesor që koordinon studimet shqiptare në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Ajo përbëhet nga 4 institute dhe mbi 100 kërkues shkencorë, akademikë e profesorë, të cilët me një të rënë të lapsit duan ti kalojnë vartës nën urdhërat e kabinetit të Ramiz Alisë në Akademinë e Shkencave.

Vendimi politik për ta shkirë Akademinë Albanologjike dhe për ta shndërruar në filial të Akademisë së Shkencave të Gjinushit, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë, kundër pavarësisë së institucioneve. Akademia albanologjike drejtohet nga një rektor dhe senat të zgjedhur me votë në korrik 2021, të dekretuar nga Presidenti dhe të njohur me ligj nga Ministria e Arsimit. Papritur, me një nismë politike të Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjisë dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademisë së shkencave.

Krijimi i Akademisë së Shkencave si strukturë drejtuese me varësi institute të ndryshme kërkimore ka qenë praktikë e vendeve ish komuniste. Në Shqipëri ajo është krijuar me vendim të Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ të PPSH në qershor 1972. Asnjë vend tjetër europian nuk e ka më atë strukturë të vjetër ideologjike, duke profilizuar shkencat në institute kërkimore dhe duke u lënë role honorifike akademive. Qeveria shqiptare ka vendosur ndryshe. Pari Rama 1 i mori godinën studiuesve të albanologjisë, Rama 2 u shkurtoi strukturën dhe fondet, kurse Rama 3 vendos të japë dënimin e fundit, shkrirjen e tyre dhe kalimin si seksione të Gjinushit.

Nisma përveçse akt i rëndë kundër shkencës dhe albanologjisë është edhe akt administrativ në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Një rektor të zgjedhur me votë dhe të dekretuar nga Presidenti nuk mund ta shkarkojë dhe shkrijë një ministri apo qeveri. Një institucion tjetër si akademia e Gjinushit nuk mund të vendosë shkrirjen e akademisë albanologjike. Një nismë në konflikt interesi nuk mund të shndërrohet në akt zyrtar të qeverisë.

Për ata që flasin për shkencë dhe e njësojnë Gjinushin me shkencën, shembulli më i mirë sesi akademia e Gjinushit e bën shkencën është konferenca pompoze e nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë më 5 tetor. Aq shkencore dhe aq nanoteknologji është sa folës kryesor është Arben Ahmetaj .

Në emër të Komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit i kërkoj qeverisë të tërheqë nismën dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën. Apeloj Presidentin si dekretues, ministria e arsimit si institucion përgjegjës dhe vetë senati i albanologjisë duhet të flasin dhe të dëgjohen për të dhënë sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën. Komisioni do ta ndjekë këtë problem në të gjitha fazat e tij duke mos lejuar që shkenca të nëpërkëmbët nga të emëruarit e fundit të Byrosë Politike në Shqipëri.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Ambasada amerikane përsërit thirrjen për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar lidhur me misionin e UNMIK-ut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një postim në Twitter,...

Përndiqte ish të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Bie në prangat e policisë një 39 vjeçar në Tiranë që ka përndjekur vazhdimisht ish të dashurën. Gjithashtu Policia ka arrestuar edhe 3 të rinj...

Vdekja e 4 turistëve në hotelin në Qerret, dyshohet se pasi kishin konsumuar alkool dhe kokainë kishin kaluar në overdozë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës. Raportohet...

Goditi policin, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur një punonjës policie. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u...

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të gazetarit: I jam pranë familjes

Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Gazetari humbi betejën me Covid në moshën...