Ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader është dënuar me gjashtë vjet burg nga Gjykata Kroate me akuzën e korrupsionit.
Gjatë kohës sa ishte kryeministër i Koracisë në vitet 2003-2009, Sanader ka pranuar rryshfet 10 milionë euro nga kompania hungareze të naftës MOL duke u shpallur fajtor.
Kompania hungareze mori nën kontroll 50 për qind të pronësisë së kompanisë kroate të gazit INA.
Gjykata e dënoi gjithashtu kryeshefin ekzekutiv të MOL-it, Zsolt Hernadi me dy vjet burgim, për dhënien e ryshfetit.
Kujtojmë se 66 vjeçari Sanader ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009 dhe gjithashtu shërbeu si drejtues i partisë në pushtet Unioni Demokratik Kroat nga viti 2000 deri në 2009.
Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader do t’i paguajë 10 milionë euro qeverisë kroate.
Sanader u largua nga Kroacia më 2010 pasi ai u akuzua në dy raste korrupsioni. Më pas ai u arrestua në Austri dhe u ekstradua në Kroaci një vit më vonë.