Futbollisti i përfaqësueses Spanjolle, Alvaro Morata është dëmtuar në ndeshjen Chelsea-Manchester City dhe tashmë është në dyshim për përballjen e Spanjës ndaj kombëtares sonë.
Në minutën e 34 të ndeshjes, sulmuesi i Chelseas kërkoi zëvendësim pasi ndjeu shqetësim në pjesën e pasme të muskulit të kofshës së majtë.
Morata ishte grumbulluar nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, për ndeshjet ndaj Shqipërisë (6 tetor) dhe Izraelit (9 tetor). Tashmë, priten rezultatet e vizitave mjekësore për të kuptuar nëse Morata do të jetë apo jo pjesë e përfaqësueses spanjolle për këto dy ndeshje.
Nëse nuk do të jetë, Lopetegui ka 4 lojtarë gati për zëvendësimin e tij: Sergio Leon, Gerard Moreno, Mariano dhe Suso.