Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi nuk e përfundoi sfidën e djeshme ndaj Atletico Madrid e mbyllur në barazimin 1-1, për shkak të një dëmtimi muskulor.
Vetë klubi katalanas e konfirmoi demtimin e 29 vjecarit ku do të qëndroj për 3 javë jashtë fushës së blertë.
Messi do të humbasë 2 ndeshjet e radhës së Kampionatit me Sporting Gijon dhe Celta Vigon në 24 shtator dhe 2 tetor si dhe atë të Champions League Ligës me Borussia Monchengladbach javën e ardhshme. Si dhe 2 ndeshjet e radhës së Argjentinës për Eliminatoret e Botërorit 2018 kundër Perusë dhe Paraguajit në 7 dhe 12 tetor.