• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demokracia e falsifikuar

10:02 | 15/09/2016
në Opinion
0

 

Nga Afrim Krasniqi

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Mediat dhe burimet serioze Perendimore që merren me demokracinë dhe problematikat e saj e kanë pjesë të axhendës ditore. Në Shqipëri pak njerëz e dinë simbolikën e Ditës së Demokracisë dhe me siguri nuk do të ketë asnje aktivitet. Ne kemi gjëra të tjera për tu preokupuar si psh: çfarë i tha Rama i vogël Ramës së madh, çfarë i tha Luli Mulit, çfarë i tha Vasili Saimirit, çfare i tha Noisy Cozman….pra kemi halle të tjera, axhendë tjetër dhe prioritete të tjera. Kurse DEMOKRACIA që premtuam dhe prodhuam pas 25 vitesh i ngjan një fotokopje të falsifikuar, pa arritur të prodhojë asnjë nga ato që prisnim: shtetin e së drejtës, përfaqësimin cilësor, integritetin, vlerat, besimin dhe moralitetin. Vendin e Byrose Politike e kanë zënë oligarkët që komandojnë shefat e sëmurë pas lavdisë e pushtetit personal, partia ka monopol mbi gjithçka përfshirë pronën, përfaqësimin dhe karrierën; Shqipëria Politike i ngjan modelit të atyre që blinin diploma në autostradë, – e dhënë pas luksit e fitimit dhe arrogante ndaj dijes dhe vlerave!

Ku votohet sot? Në zgjedhje parlamentare e lokale? Në sindikata e shoqëri civile? Në federata e universitete? Në shkolla e komunitet? Në parti politike? As mos tju shkojë ndërmend. Nëse kërkon votim je armik, nëse kërkon konkurrencë je njëherësh armik dhe i shitur. Fatkeqësisht vota e ka humbur vlerën dhe demokracia që buron prej saj është kthyer në oligarki e atyre që vjedhin votën për të vjedhur më pas gjithçka që buron nga produkti i saj.

Dita e demokracisë? Shikoni fotot si e nisëm dhe sa shumë besonim. Shikoni si jemi sot: përjetësisht të fundit. Ne nuk jemi zhgënjyer nga demokracia sepse nuk e kemi përjetuar atë, por jemi të zhgenjyer nga kjo gjëja pa formë që quajmë demokraci. Fale Zotit kemi SHBA e BE këtu që të ndodhin ca gjëra pozitive ndryshe do kishim mbetur peng i drekave dhe humorit të Gjirit te Lalzit ku çdoherë njëri nga ata në tavolinë ka bërë shkollën e burgut, – kriter përcaktues për elitat që me rotacion vijnë me premtimin për të na shërbyer dhe me pas na duan të gjithëve shërbëtorë pa zë, pa fjalë, pa emra, por me flamurin e partisë dhe foton e liderit në dorë.

 

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
“Kamerat të mbahen hapur”, deputetët përplasen te “Siguria”: Keni nxjerrë shtetin “lakuriq”

Komisioni i Ligjeve/ PS-PD debat për veteranët, ballistët dhe viktimat e 21 janarit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të sigurojmë pikët për mbijetesën –

Të sigurojmë pikët për mbijetesën –

23:21 | 29/01/2023
Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

23:13 | 29/01/2023
Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!

Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!

23:01 | 29/01/2023
Ndahet nga jeta gazetari dhe pedagogu i njohur

Vetëm 45-vjeçe, kanceri i merr jetën aktores së njohur

22:57 | 29/01/2023
Të jetë hera e fundit që … –

Të jetë hera e fundit që … –

22:49 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Të sigurojmë pikët për mbijetesën –
  • Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran
  • Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!
  • Vetëm 45-vjeçe, kanceri i merr jetën aktores së njohur
  • Të jetë hera e fundit që … –
  • Shpiku ‘biçikletën’ në futboll, shuhet ish-sulmuesi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të sigurojmë pikët për mbijetesën –
  • Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com