Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve –

18:04 | 22/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026 –

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, qeveria po mban të fshehta takimet në Bruksel.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Sali Berisha i bëri thirrje delegacionit të BE në Tiranë që të informojë për procesin e kapitujve.

Ndër të tjera ai tha se PD do të vazhdojë të insistojë për realizimin e kërkesave.

“Për ta shpjeguar më qartë, u them qytetarëve ta dinë se nga fillimi i muajit mars gjer sot, për procesin e integrimit të Shqipërisë janë organizuar në Bruksel një seri takimesh dhe mbledhjesh. Të gjitha të mbajtura fshehurazi nga qeveria, ndonëse përfaqësuesi i saj ka qenë aty. Të gjitha të mbajtura fshehurazi ndaj opozitës, ndaj qytetarëve.

Në të gjitha këto takime nuk është arritur ujdia apo konsensusi që të kalojë raporti IBAR, një raport i ndërmjetëm, jo përfundimtar.

Jo, po këto nuk mund t’u thuhen shqiptarëve, u mbahen sekret, paçka se ka të bëjë direkt me ta. Shqiptarëve nuk u thuhet se në 6 mbledhje gjer tani, të atij institucioni që vlerëson pikërisht këtë raport, kërkesat ndaj Shqipërisë kanë ardhur në rritje.

Dhe nuk është votuar, nuk është rënë dakord të votohet raporti që u votua për Malin e Zi që në fillim të marsit, të dyja ishin në të njëjtën mbledhje. Shqiptarëve u fshihet nga qeveria dhe lobistët e saj të korruptuar, fakti se vendet anëtare kundërshtuese të votimit të raportit erdhën gjithnjë duke u shtuar. Shqiptarëve u fshihet fakti se- që përbën një zhvillim pozitiv për mua, presidenca ndryshoi raportin dhe kërkesat, pikërisht për t’u përshtatur me kërkesat që paraqitën vendet anëtare ndaj Shqipërisë.

Po, po, u ndryshua raporti. Shqiptarëve u fshihet fakti se sot me kalendar ishte përcaktuar konferenca ndërqeveritare, e cila nuk u mbajt. Dhe preokupimi i lobistëve nuk është se shqiptarët nuk dinë asgjë për këto, por përkundrazi se nuk duhet të dinë për këto sepse do të sulmojnë Edi Ramën.

Unë u bëj thirrje vendeve anëtare të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian dhe Presidencës, të marrin çdo masë që procesi i integrimit të jetë transparent për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë transparencë dhe vetëm transparencë.

Për hir të të vërtetës, që ta dinë shqiptarët, qeveritë përreth publikojnë fill mbrapa të gjitha zhvillimet që ndodhin në Bruksel për vendet e tyre, nuk i fshehin. Por dhe lobistët e korruptuar  kanë preokupimin e madh se mos keqpërdoren, nuk është problem se shkelmohen normat dhe të gjitha, po se mos keqpërdoren kundër kryekorruptorit Edi Rama.

Ne jemi këtu për transparencë. Ne si opozitë qëndrojmë të palëkundur absolutisht në objektivin tonë në integrimin e Shqipërisë në BE.

Por ne theksojmë edhe njëherë, dhe do insistojmë dhe zërin tonë do ta ngremë në të gjitha instancat që ky duhet të jetë një proces transparent i bazuar në meritë dhe jo në lobim korruptiv“, u shpreh Berisha.

gijotina.com/

Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026 –

nga 27
07:37 | 19/05/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

nga 27
23:01 | 18/05/2026
0

Mjekja Mereme Sele ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23...

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

nga 27
22:25 | 18/05/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar mbi plagosjen e efektivit në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Kutalli të...

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

nga 27
22:03 | 18/05/2026
0

Kjo është foto e 45-vjeçarit Zamir Skënderi, i cili ka plagosur policin Arsen Toska me armën e shërbimit të këtij...

Para
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull –

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026 –

07:37 | 19/05/2026
Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

23:01 | 18/05/2026
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

22:25 | 18/05/2026
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

22:03 | 18/05/2026
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

21:19 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026 –
  • Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –
  • Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –
  • I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –
  • E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos
  • Ja kur mbahet protesta e ardhshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026 –
  • Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com