Mediat italiane kanë publikuar videon kur prifti shkëputet nga ceremonia e funeralit dhe godet besimtarin në mes të rrugës në Itali. Ngjarja është shënuar 2 ditë më parë në Caserta të Italisë, ku prifti ndoqi besimtarin se la vetëm 25 euro në funeralin që mbahej nga ai vetë. Dhurimi është konsideruar shumë i ulët nga prifti.
Ai e ndoqi në rrugë dhe më pas e rrahu. Qytetari është dërguar në spital dhe do të denoncojë priftin ndërkohë besimtarët shprehen se dhënia e lekëve nuk është detyrim.