Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale jep detaje për çfra u ndalua dhe u gjykua 22 vite më parë
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, është një ndër zyrtarët e lartë që ka vetdeklaruar se ka qënë i ndaluar nga policia 22 vite më parë. Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për një ngjarje kur ishte student dhe kur ishte ndaluar e gjykuar për nenin 129 të kodit të vjetër penal, që parashikonte sjelljet e padenja në shoqëri.
“Ngjarja ka qenë nga jeta studentore. Me një grup shokësh ishim tek Korpusi Universitar, kishim thyer disa shishe birrë dhe u quajt nga prokurori si ngjarje jo e denjë, por nga gjyqtari u vlerësua që nuk ishte vepër penale”, ka deklaruar Klosi, për Top Channel. Ai sqaroi më tej se miqtë dhe të afërmit i kishin sugjeruar të mos e deklaronte, pasi nuk kishte asnjë vepër penale.
“Më këshilluan të mos e publikoja, por kështu është më mirë për transparencë ndaj publikut”, ka thënë Klosi.