Deklarata e fortë e Ristanit: “Peshqit e mëdhenj” kapen në janar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e Ristanit: “Peshqit e mëdhenj” kapen në janar

11:31 | 29/11/2017
në Shqiperi
0
Deputeti i PD, Arben Ristani, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregullores, ku eshte shqyrtuar kerkesa e PD per mbarimin e mandatit te deputetit socialist Rakip Suli./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, speaks during a meeting of the Council of Mandates and Regulations.

Deputeti i PD, Arben Ristani, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregullores, ku eshte shqyrtuar kerkesa e PD per mbarimin e mandatit te deputetit socialist Rakip Suli./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, speaks during a meeting of the Council of Mandates and Regulations.

Arben Ristani, sekretar i përgjithshëm i PD-së denoncon ashpër situatën e kriminalitetit në vend dhe lidhjet me pushtetin, ndërsa PD-së i kërkon një luftë pa kompromis ndaj krimit dhe drogës. .Ristani flet për çështjen “Tahiri”, provat që e implikojnë atë me krimin dhe pse “peshqit e mëdhenj” nuk kapen tani, por në janar siç thotë ambasadori Lu. Zyrtari i lartë i PD-së ndalet në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, paligjshmërinë e PS-së për të larguar Zgurin nga KQZ, protestat e opozitës dhe bashkëpunimin me LSI.

Z.Ristani, si e vlerësoni situatën e rendit në vend dhe çfarë strategjie do të ndjekë PD-ja për të shkëputur lidhjet e krimit me politikën?
Kryeministri, z.Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me një projekt të qartë politik, i cili kishte në thelb kriminalizimin e të gjitha institucioneve të vendit, pra kriminalizimin e shtetit. Nëpërmjet këtij plani, ai qartazi synonte të garantonte pushtetin e tij personal dhe atrofizimin e kundërshtisë që do vinte nga populli, opozita, media, apo zëra publikë të pavarur. U kriminalizua parlamenti, bashkitë, Policia e Shtetit dhe segmente të rëndësishme të administratës publike. Shembujt për ta vërtetuar këtë janë të shumtë dhe kushdo e ka të qartë e të plotë tablonë kriminale.
Krimi lulëzoi në të gjithë vendin. E gjithë Shqipëria u kanabizua, për herë të parë u shfaqën laboratorë të mëdhenj dhe të sofistikuarit të përpunimit të kokainës. Grupet kriminale, të favorizuara nga kriminalizimi i shtetit arritën të ngrenë flota me avionë, pista aviacioni për flotën e avionëve të transportit të drogës, flota me skafe dhe anije, me makina e kamionë që transportonin tonelata me drogë drejt Europës. Në fakt, flotat kriminale përveç drogës transportonin edhe armë për të favorizuar terrorizmin. Kriminelët që vuanin dënimet në burgje filluan të lirohen njëri pas tjetrit. Aktualisht ka qytete të rëndësishme të vendit, që kontrollohen tërësisht nga grupet kriminale. PD e ka pasur të qartë që në fillimet e këtij pushteti, trajektoren kriminale që po ndiqte kryeministri dhe e ka denoncuar atë që në ditët e para të opozitës dhe në vazhdim, pa pushim, me vendosmëri dhe pa u tërhequr para çdo vështirësie. Bojkotuam parlamentin për 6 muaj deri sa imponuam miratimin e një ligji antikriminalizim. Ngritëm komisione parlamentare dhe zhvilluam interpelanca me kryeministrin pikërisht për çështjet e kriminalizimit, sidomos të Policisë së Shtetit. Denoncuam pa reshtur në qindra konferenca shtypi gjendjen e kriminalitetit në vend, zhvilluam protesta me pjesëmarrje masive të niveleve historike, madje edhe me muaj të tërë pa ndërprerje, për të ndërgjegjësuar opinionin publik brenda dhe jashtë Shqipërisë për katastrofën kriminale ku po e zhyste vendin z.Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Aktualisht jemi në një nivel ku ndërgjegjësimi në Shqipëri dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë për kriminalitetin dhe pasojat e tmerrshme të tij është rritur ndjeshëm dhe ka filluar të japë rezultatet e para të dukshme. Ish- ministri i Brendshëm është nën hetim për lidhjet e tij me trafikun e drogës dhe grupet kriminale, disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë larguar nga sytë këmbët për t’iu fshehur drejtësisë, disa banditë janë kapur nga drejtësia dhe ky është vetëm fillimi i rezultateve pozitive në këtë drejtim. PD dhe opozita në tërësi si institucion dhe mënyrë të menduari dhe vepruari janë të bindur dhe të vendosur që strategjia e vetme për të fituar ndaj krimit dhe kriminelëve është një e vetme: lufta pa kompromis, e vazhdueshme dhe pa u lodhur në bashkëpunim me të gjithë pjesën e ndërgjegjshme dhe aktive të njerëzve brenda dhe jashtë vendit, derisa Shqipëria të shpëtojë nga kjo mynxyrë ku e futi “rilindja” dhe z.Rama.
Ka të drejtë ambasadori Lu kur flet për ekzistencën e 4 grupeve kriminale dhe 20 familjeve kriminale në Shqipëri, ndërkohë që në janar ka kërkuar arrestimin e “peshqve të mëdhenj”? Përse s’mund të arrestohen para janarit?
Sigurisht që ambasadori Lu, por jo vetëm ai, ka dhe kanë shumë të drejtë kur përmendin ekzistencën e grupeve dhe familjeve, tashmë të njohura kriminale në Shqipëri. Partnerët tanë ndërkombëtarë, pikërisht se janë bindur për ekzistencën e tyre dhe pasojat shumë të rënda që po sjell krimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën po mbështesin fuqishëm drejtësinë dhe projektet antikrim të drejtësisë.
Duke përdorur simbolikën e peshkut, do thosha se partnerët ndërkombëtarë dhe drejtësia e dinë mirë se “rrjeta” për të kapur “peshqit e mëdhenj” është e shpartalluar dhe do kohë dhe punë të riparohet e forcohet, që të mund t’i mbajë brenda “peshqit e mëdhenj”. Ambasadori, mesa duket ka llogaritur që ata që po merren me përgatitjen e “rrjetës”, e mbarojnë punën diku nga fundi i këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër “peshqit” që ndotin ujërat e Shqipërisë do mund të kapen.
Cili është gjykimi juaj për çështjen “Tahiri”, rrjedhën e ngjarjeve dhe provat e deritanishme që e implikojnë atë me krimin deri tek patentat…? PD-ja këmbëngul sërish në arrestimin e Tahirit, por si mund të ndodhë një gjë e tillë?
Çështja “Tahiri” në fakt është një çështje e paralajmëruar nga Partia Demokratike kohë përpara dhe në mënyrë të përsëritur me dhjetëra e dhjetëra herë. Për mendimin tim, provat e sistemit të kontrollit në pikat kufitare për lëvizjet e z.Tahirit dhe makinës së tij të famshme tashmë, dëshmia e z.Zagani dhe e të tjerëve nga radhët e Policisë së Shtetit, përgjimet e drejtësisë italiane, por edhe prova të tjera që po publikohen çdo ditë janë mëse të mjaftueshme për marrjen e masave të sigurisë të nivelit maksimal, në mënyrë që të garantohet, sidomos, moszhdukja apo manipulimi i provave të pagarantuara ende me procedurë ligjore. Kam pasur fatin të drejtoj vetë komisionin parlamentar për hetimin e lëvizjeve në Policinë e Shtetit, pasi z.Tahiri mori detyrën e ministrit të Brendshëm. Ai komision denoncoi dhe paralajmëroi qartë zhbërjen e Policisë së Shtetit dhe kapjen e saj prej krimit të organizuar. Kam zhvilluar gjithashtu në atë kohë një interpelancë me kryeministrin, pikërisht për mënyrën dhe procedurën e zhvilluar prej tij dhe z. Tahiri, për zëvendësimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë Shtetit. Nga kjo interpelancë doli qartë antiligjshmëria e veprimit të ministrit dhe kryeministrit dhe u paratha qartë qëllimi, rruga që do ndiqej dhe arroganca me të cilën do veprohej për të vënë Policinë e Shtetit në shërbim të projektit kriminal. Sot jam krenar që partia ime dhe unë kemi qenë në anën e qytetarëve, në anën e interesit të vendit, ndërkohë që jemi goditur dhe sulmuar nga kundërshtarët.

Si do e ndalojë PD-ja zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm, siç sugjeron EURALIUS dhe OPDAT?
PD nuk ka shpikje për të bërë. PD ka vetëm një mënyrë të menduari dhe të vepruari, zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Partia Demokratike, si në çdo rast tjetër, edhe për rastin konkret do mbajë qëndrim pro Kushtetutës dhe zgjidhjeve që jep ajo.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

PD ka paralajmëruar protesta deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Kur do të fillojnë këto protesta?
Protestat janë një mënyrë të reaguari e popullit, kur të gjitha rrugët e tjera institucionale shterojnë. Protestat vijnë natyrshëm kur revolta popullore ndaj padrejtësive qeveritare arrin në pikën e vlimit. Është kjo arsyeja që planet në këtë rast nuk mund të jenë me data ekzakte. PD-së si opozita e këtij vendi, i duhet t’i ndjekë me kujdes zhvillimet, të qëndrojë sa më pranë njerëzve dhe halleve të tyre dhe të jetë gati të udhëheqë zemërimin popullor kur temperatura të jetë aq e nxehtë sa duhet.
Një qeveri që e ndjekin skandalet, sidomos ato që kanë të bëjnë me krimin, a besoni se mund të rrëzohet me mjete demokratike, apo PD do të presë që ndërrimi i pushtetit të vijë përmes zgjedhjeve?
Pyetje me vend. Është e vërtetë që mjetet demokratike e kanë shumë të vështirë që të përballen me krimin kur ai ka kapur shtetin. Zgjedhjet e fundit parlamentare, por edhe ato të pjesshme vendore si rasti i Dibrës, treguan qartë deformimin e vullnetit popullor për shkak të forcës dhe mundësive të krimit në pushtet. Për fat dhe për shkak të punës së palodhur të opozitës, opinioni publik po ndërgjegjësohet dita-ditës për gjendjen e rëndë që po kalon vendi. Nga ana tjetër, edhe opinioni ndërkombëtar e di mirë sot se me kë ka të bëjë në qeverisjen e Shqipërisë. Mjaft të përmend këtu se raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e fundit parlamentare ka identifikuar përdorimin e parave të krimit për të blerë votën dhe përdorimin e kriminelëve për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Megjithatë, PD mbetet besimplotë se bashkëveprimi i të gjitha forcave demokratike brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe besimi i patundur i shqiptarëve te demokracia dhe mundësitë e saj si sistem do jenë përgjigja e duhur ndaj situatës që është krijuar.
Bashkëpunimi me LSI-në, a po e zbeh aksionin e opozitës kundër qeverisë?
LSI sot është një parti opozitare dhe për sa kohë ajo orientohet dhe punon për të rrëzuar z.Rama dhe pushtetin e tij të lidhur me krimin, bashkëpunimi apo bashkërendimi i forcave dhe mundësive opozitare është nevojë dhe detyrë e PD-së, si forca më e madhe dhe udhëheqëse e opozitës shqiptare.

http://www.gsh.al/2017/11/29/arben-ristani-provat-kur-tahiri-vuri-policine-ne-sherbim-te-krimit-rrjeta-po-riparohet-peshqit-e-medhenj-kapen-ne-janar/

Etiketa: Arben Ristanijanarpeshqit e mëdhenj

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Ky vend mund e duhet të bëhet nga ata që e duan vërtetë!

Ky vend mund e duhet të bëhet nga ata që e duan vërtetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com