Ish Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë teksa mbante fjalën e tij në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë.
Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka marrë porosi për të paditur ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe vetëm pak kohë më pas tërhoqi padinë.
“Rama mori porosi që të padiste Haradinajn. Besoj se jeni të qartë apo ju kujtoni se u nxeh ky dhe hodhi në gjyq kryeministrin e Kosovës? Ku ka cipë ky që të nxehet, mori një porosi bëri sikur u nxeh. Hidhe në gjyq, bëhet një lajm zyrtar që shkon kudo “Kryeministri i Shqipërisë hodhi në gjyq kryeministrin e Kosovës, s’ka rëndësi emri”, u shpreh Meta.