“Defender 2023”, Peleshi: Shqipëria, gati të shërbejë si vend pritës. Ambasadorja Kim: Mesazh i fuqishëm kur flamujt tanë janë krah për krah – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Defender 2023”, Peleshi: Shqipëria, gati të shërbejë si vend pritës. Ambasadorja Kim: Mesazh i fuqishëm kur flamujt tanë janë krah për krah

15:31 | 25/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Shqipëria ka nisur punën për të pritur sërish një nga stërvitjet më të mëdha “Defender 2023”.

Në konferencën në fjalë morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të SHBA dhe Shqipërisë.

Ambasadorja Kim teksa mirëpriti grupin sërish në Shqipëri, theksoi se është mesazh i fuqishëm vendosja e flamujve të vendeve tona krah për krah.

Read more

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio) –

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

“Të shohësh flamujt e vendeve tona në uniformat e atyre që stërviten krah për krah, dërgon një mesazh të fuqishëm për miqtë tanë, ashtu edhe për kundërshtarët tanë, se kombet tona nuk do të prapësohen së mbrojturi miqtë dhe aleatët tanë… Përgjatë kohës tuaj këtu në Shqipëri, jam e sigurt se do të përjetoni të njëjtën mikpritje, ngrohtësi dhe bukuri të Shqipërisë që unë kam dëshmuar. Shqipëria, ashtu si kombet e përfaqësuara në këtë vend, është e përkushtuar ndaj aleatëve të saj në NATO dhe ka treguar vazhdimisht se është një mike dhe aleate e vërtetë dhe guximtare e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mund të kishim kërkuar më shumë se kaq,” -u tha Ambasadorja Kim planifikuesve ushtarakë këtë mëngjes.

Gjatë fjalës së tij ministri Peleshi e cilësoi një histori suksesi stërvitjen “Defender 2021”, e cila u zhvillua disa muaj më parë.

 

 

“Kjo stërvitje shkon përtej gjithë dimensionit ushtarak dhe konfirmoj përfshirjen dhe gatishmërinë e të gjithë qeverisë për të ndihmuar dhe lehtësuar të gjitha kërkesat specifike dhe të përgjithshme për ekzekutimin e saj të shpejtë. Stërvitje të tilla me shikueshmëri të lartë tregojnë rëndësinë strategjike të Politikës së Zgjeruar të Parandalimit të SHBA-së për NATO-n dhe aleatët dhe partnerët e saj evropianë si dhe rithekson angazhimin e fortë që Aleanca, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, i kushtojnë rajonit tonë. “Defender Europe” për ne, mbetet një mjet i fuqishëm i komunikimit strategjik i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe garancisë për qytetarët tanë, vendet e rajonit dhe mbarë Evropën”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi siguroi mbështetjen dhe ndihmën maksimale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për stërvitjen e radhës Defender 23, ndërsa tha se Shqipëria konfirmoi gatishmërinë të shërbejë sërish si vend pritës për serinë e Defender. Ndërsa në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bajram Begaj u shpreh i sigurt se “Defender Europe ‘23”, përmes aktiviteteve dhe demonstrimit të aftësive të saj do t’u japë kundërshtarëve një mesazh të qartë dhe të fortë parandalimi dhe mbrojtjeje”.

Etiketa: "Defender 2023"Ambasadorja e SHBA në Tiranëministri i mbrojtjesNiko Peleshistërvitja “Defender 2021”Yuri Kim

Të Lidhura

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio) –

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio) –

nga 27
16:20 | 14/01/2026
0

Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë...

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

nga 27
16:00 | 14/01/2026
0

Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit, njofton Fondi i Kombeve të Bashkuara...

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

nga 27
15:46 | 14/01/2026
0

Komisioni Evropian prezantoi zyrtarisht të mërkurën një paketë huaje prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, teksa Brukseli përshpejton përpjekjet për...

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

nga 27
15:32 | 14/01/2026
0

Afati i transferimeve të Torinos ka parë tre përjashtime kyçe për të zhbllokuar marrëveshjet e ardhshme: dy emra në listën...

Para
Tiranë/ Merr flakë një makinë, nuk dihet akoma shkaku (film)

Ekzekutimi i Demir Backës, zbulohet ku i vodhën targat e automjetit autorët e ngjarjes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio) –

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio) –

16:20 | 14/01/2026
Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

16:00 | 14/01/2026
Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

15:46 | 14/01/2026
Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

15:32 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

15:16 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio) –
  • Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –
  • Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –
  • Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –
  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio) –
  • Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com