Ditën e sotme, moti do të karakterizohet nga vranësirat reshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore reshje shiu.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon.
Ndërkohë temperaturat do të jenë me rënie, ku do të variojnë nga -7°C – 5°C në zonat malore, -5°C – 12°C në zonat e ulëta dhe 2°C – 12°C në zonat bregdetare.