Rreshjet e dëborës kanë mbuluar mëngjesin e sotëm fshatin malor të Dardhës në Korçë.
Rreshjet e borës kanë nisur që në orët e mbrëmjes dhe kanë vijuar përgjatë gjithë natës duke mbuluar të gjithë zonën.
Ndërkohë, ditën e djeshme sinoptikanët kanë parashikuar ulje të mëdha të temperaturave duke favorizuar kështu rreshjet e borës edhe në zona të tjera malore.