Debilizimi i debatit publik – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debilizimi i debatit publik –

11:53 | 27/11/2022
në Uncategorized
0

Pak ditë më parë duke kqyrur një debat rinor në Euronews nuk po u besoja shqisave me atë ç’ka po thoshte një deputete e shumicës nga Elbasani. Me koherencën e dikujt që i përputhen në perfeksion dhjamosja e trurit me atë fizike, djalit që e pyeti për krimin në qytetin e tyre ajo iu përgjigj: “Kush thotë se Elbasani është në pushtetin e bandave i përket opozitës të paguar me para ruse”.

E shqiptoi atë frazë me aq lehtësi para atij të riu, sa të jepte përshtypjen e një roboti që do të përsëriste me përpikmëri të njëjtat rokje edhe po ti flisnin për inceneratorin edhe po ti kritikonin shijen e ballokumeve. Në portretin e saj ulërinte haptas efekti që i kishte lënë vaksina e budallallëkut.

Mu kujtuan ato imazhe teksa pashë të njëjtën gjuhë, pak ditë më pas, në statuset  e disa ministrave dhe hierarkëve të lartë socialistë kundër mitingut që PD ka vendosur të zhvillojë në 6 dhjetor, ditën e mbledhjes të BE-së me Ballkanin perendimor në Tiranë.

Edhe në lumin e idiotësive të tyre dukej qartë porosia me shkrim e eprorit, që ushtron kënaqësinë perverse të telendisjes në publik të vartësve.

“Opozita e rublave”, ‘Interesi i Putinit”, ‘Rrezik për përplasje civile”, “Nxirje e imazhit të Shqipërisë”, ishin togfjalëshat që ndynë papritamas gjithë hapsirën mediale.

Ndërkohë debati që mund të zhvillohej ishte krejt i ndryshëm. Kritikët dhe kundërshtarët e Sali Berishës mund të gjenin plot argumenta, të arsyeshëm, për ta kundërshtuar vendimin e tij për të protestuar në 6 dhjetor. Ata mund të thoshin se e bën këtë për të rënë në sy, për të çarë izolimin ndërkombëtar, se ai mbetet peng i kompleksit të kahershëm për të qenë protagonist me çdo kusht, se ai nuk vë asgjë përpara interesit vetjak, se një protestë e tillë nuk do të kishte ndonjë efekt më të madh sesa ato paraardhëset, etj.

Por jo, në vend tolerancës së arsyes, ata kishin zgjedhur qëllimshëm arrogancën e budallallëkut. Dhe kjo krejtësisht me qëllim. Pasi debati me argumenta, në thelb, ka pranimin e tjetrit, kurse ai me përdorimin e medësisë komplotise, synon shenjimin e tij si armik.

Dhe kështu, në emisionet televizive të mbrëmjes diskutimi kalonte në absurd, me tradhtarë dhe të shitur, pa lejuar një argumentim serioz mes “prove” dhe “kundrave”, ndërsa në editorialet me shkrim, disa shkuan deri aty sa të shihnin përplasje të përgjakshme ditën e 6 dhjetorit.

Se sa absurde ishte e gjithë kjo tymnajë e tregoi vetë reagimi zyrtar i BE-së, e cila u shpreh hapur për “ushtrimin e ligjshëm të lirive qytetare”. Pra, as në mendësinë, as në vlerat perendimore nuk ekziston  paranoja diktatoriale, se kush nuk mendon si mua i takon armikut, se ai që do të prishë kartolinën e festës së autokratit është detyrimisht në borderonë e Putinit.

Këtu përfundon debati absurd nëse opozita duhet të protestojë apo jo në datën 6, por ama mbetet i hapur një tjetër: Ai se pse kjo shumicë po rreket prej kohësh të debilizojë me çdo kusht debatin publik.

Kur dikur ti ngrije pyetje për shenjat e kanabizimit të vendit, ata të thonin se je pjesë e makinerisë së baltës; kur shqetësoheshe për kryebashkiakët dhe deputetët me të shkuar prej trafikantësh mishi të bardhë, të vizatonin si armik të emigrantëve shqiptarë; kur kishe dilema për mënyrën se si po ngriheshin inceneratorët, të përgjigjeshin se je dashnor i pisllëkut; kur protestoje tek teatri për të mos shkallmuar trashigiminë për të ngritur kullat e Fushës, të anatemonin si kundërshtar të progresit.

Në fakt, kjo sjellje konstante, për të imponuar asgjesimin dhe dasinë armiqësore, në vend të debatit konstruktiv, është një politikë konstante e Rilindjes. Kjo përpjekje për debilizimin e hapsirës publike ka një qëllim të qartë: të largojë argumentat për të fshehur krimet. Ajo mëton të radikalizojë opinionin në “ne” dhe “ata”, për të bërë më të padukshme, vjedhjet, padrejtësitë, shkeljet e ligjit, luftën anti demokratike ndaj kritikëve dhe rivalëve.

Kjo teknologji, e njëjtë prej vitesh, tani ka ndryshuar vetëm formë duke bërë të vetat përralla me rubla ruse dhe agjentë të Kremlinit. Pikërisht ato përdorën në mënyrë idioteske, ditët e fundit, hierarkët e qeverisë dhe të partisë duke i servirur publikut një legjendë që u shfry sa hap e mbyll sytë nga vetë BE-ja. Por e keqja është se ajo i ngjan atij virusit që sa më shumë përhapet, aq më tepër i prek njerëzit me imunitet mendor të dobët, pikërisht si ajo deputetja e Elbasanit, e cila të patakste me rrumbullaksinë e budallallëkut që emetone përmes ekranit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Dita e Pavarësisë, Armand Duka bën urimin special nga Vlora –

Dita e Pavarësisë, Armand Duka bën urimin special nga Vlora -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

22:50 | 15/12/2025
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares” –

22:00 | 15/12/2025
Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar –

21:50 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –
  • Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares” –
  • Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar –
  • Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com