De Telegraaf: Tirana, më modernja në Ballkan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Telegraaf: Tirana, më modernja në Ballkan

13:56 | 27/05/2018
në Shqiperi
0

Nga Thea Detiger

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj na mirëpret te festa e tij në tarracën e Bashkisë, si të ishte një yll muzike. I rrethuar nga bashkëpunëtorë të rinj, të bukur dhe entuziastë, ai na tregon, teksa përkundemi nën ritmin e muzikës, sesi e kanë transformuar Tiranën, ai dhe paraardhësi i tij, Edi Rama. “Eshtë bërë qyteti më modern në Ballkan”, na thotë ai.

Është e vërtetë që teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Panorama që të hapet nga tarraca e “Hotel Monark” është e bukur. Rruga pedonale “Murat Toptani”, përgjatë kalasë së vjetër, ku tani ka një hotel për turistët e rinj, ka një varg kafenesh të hapura. Përballë saj ndodhet një qendër tregtare supermoderne.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Por, pjesa më e jashtëzakonshme është tregu i rinovuar “Pazari i Ri”. Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët. Ngjyrat në qytet kanë qenë prej kohësh një ide e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili është artist nga formimi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në fakt ka punuar edhe vet në “Pazarin e Ri”, duke shitur fiq. “Kur humba tim atë, në moshën dhjetëvjeçare nëna më dërgoi në Greqi te të afërmit, si një mënyrë për të mbijetuar”, tregon ai. “Kur u ktheva, zbulova se ajo që kishin sjellë të afërmit për ngushëllim, kryesisht fiq të thatë, saqë vendosa t’i hyja tregtisë në pazar”. Ai kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar që dikur do të ishte në një pozitë të atillë sa të mund të sillte një ndryshim kaq të madh për qytetin e tij.

Në prill, ai u vlerësua nga Komisioni Europian me një çmim për projektin e tij për t’i siguruar një strehim të përshtatshëm minoritetit rom në qytetin e tij dhe për të arsimuar fëmijët e tyre.

Vendi është po ashtu i njohur për mënyrën paqësore sesi bashkëjetojnë besimet e ndryshme. Krahas xhamive, kishave katolike dhe ortodokse, Tirana është edhe shtëpia e Qendrës Botërore të Urdhrit sufi të Bektashinjve, të cilët u detyruan të largohen nga Turqia.

Qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës. Tashmë familjet i gëzohen atraksioneve të shumta përqark Liqenit Artificial, ndërsa të rinjtë bëjnë xhiro me biçikletë. “Për të bërë planin për biçikletat për qytetin kam pasur shumë bashkëpunim nga Ambasada holandeze”, thotë kryebashkiaku, që edhe vet lëviz thuajse kudo me biçikletë.

“Kam pasur herët miq holandezë, prandaj jam frymëzuar nga vendi juaj. Lëvizja me biçikletë është e mirë për mjedisin. Në qoftë se të rinjtë fillojnë të mendojnë se biçikletat janë trendi, atëherë mund të fillojmë ta lëmë pas idenë që duhet medoemos të kesh një makinë. Punoj me shumë dëshirë me të rinjtë. Shpesh atyre iu është dashur të punojnë jashtë shtetit për njëfarë kohe për të fituar parà, kryesisht në Greqi e Itali. Por, tani po kthehen me pasionin për të bërë diçka për vendin e tyre”. /De Telegraaf

Etiketa: erion veliaj

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Bejli apo Ronaldo, kush ishte roveshata më e bukur e Championsit?

Bejli apo Ronaldo, kush ishte roveshata më e bukur e Championsit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –

Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –

14:13 | 15/01/2026
Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

14:03 | 15/01/2026
“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit –

Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –

13:41 | 15/01/2026
Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

13:19 | 15/01/2026

FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –

13:13 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –
  • Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –
  • Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –
  • Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –
  • FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –
  • Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –
  • Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com