• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Datëlindja e 80-të, Ministria shpall “Vitin e Kadaresë”

12:21 | 22/01/2016
në Art Kulture
0

Ministria e Kulturës ka vendosur që në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare do të organizojë aktivitete për gjatë gjithë vitit duke e cilësuar këtë vit si “Viti i Kadaresë”. Aktivitetet nisin nga vendlindja, Gjirokastra.

“Shtëpia Kadare” do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistët, me synimin për t’u kthyer në një qendër muzeale dhe kulturore.  Ajo do  të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës , për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore , etj.

Lexo edhe

33 citime të Albert Einsteinit, për të reflektuar

Zbulohet WC-ja 2400-vjeçare

3000 gjuhë në botë në rrezik zhdukjeje

Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Gjirokastrës për rijetëzimin e Qendrës “Shtëpia Kadare” ka hartuar edhe shumë aktivitete në ditën e lindjes dhe gjatë gjithë vitit 2016, i shpallur si viti i Kadaresë.

Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si  një ngjarje  që afron rrëfimin e shkrimtarit  për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut.

Kalendari i aktiviteteve; 

GJIROKASTËR, 29 JANAR 2016, TEATRI “ ZIHNI SAKO”, ORA 18:00

“Interpretim në magjinë e letërsisë Kadare”

Dokumentar: “Me sytë e fëmijërisë”

Ekspozitë me botime të Kadaresë

GJIROKASTËR, 30 JANAR 2016, “SHTËPIA KADARE”, ORA 11.00

-Përurim i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare

Ekspozita e piktorit Bashkim Ahmeti

-Ekspozitë e Shtëpisë Botuese Onufri

Tiranë, 28, 29, 30 janar, Universiteti i Arteve, ora 20:00

Shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës

12 SHKURT- 28 SHKURT, BKSH, ORA 10:00

1.       Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”  ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit;  që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve;  Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar, etj deri te Tirana me “bulevardin Broadway”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar.

2.       Konferenca “ Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”  (12 shkurt; ora 11; salla shkencore)

Do të bashkojë kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogeve e shkrimtareve.

3.       Promovime të përmbledhjeve studimore dhe bibliografive të konceptuara pikërisht për kremtime të 80-vjetorit.

PRILL 2016

Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”   udhëton në Kosovë, në kuadër të Javës së Bibliotkeave, duke e përfshirë kështu edhe Kosovën në kremtimet specifike të 80-vjetorit.

KORRIK-GUSHT 2016

Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” vendoset gjatë periudhës së turizmit në  “Shtëpinë Kadare” në Gjirokastër duke e bërë pjesë edhe të jetës kulturore të qytetit dhe të guidave turistike. BKSH parashikon edhe një trajnim të shkurtër për personelin që do të shërbejë në Muze për të shpjeguar ekspozitën dhe disa të dhëna specifike mbi autorin dhe veprën e tij.

KORRIK-GUSHT 2016

Aktivitete muzikore, festivale ,  promovime autorësh  dhe lexime në “Shtëpinë Kadare”.  Këto ngjarje artistike do të organizohen nga Ministria e Kulturës, Bashkia Gjirokastër  dhe skena e pavarur artistike.

SHTATOR-NËNTOR 2016

Shpallja e konkursit letrar kombëtar, me pjesëmarrjen e shkollave të mesme,  i cili krijon edhe Çmimin “Shtëpia Kadare”.

DHJETOR 2016

Albumi “Ismail Kadare dhe editimet”

Albumi “Ismail Kadare dhe editimet” do të paraqesë të skanuara dhe të pajisura me shënime bibliografike kopertinat e të gjitha botimeve të para të  Kadaresë në shqip, të cilat kanë dalë nga vëmendja e publikut për shkak të largesës kohore, por edhe kopertina të librave të përkthyer në gjuhë  të huaj, duke sjellë ndoshta për herë të parë në vëmendje shumësinë dhe pasurinë e përkthimeve dhe të gjuhëve në të cilat është botuar vepra e Ismail Kadaresë, së bashku më çmimet kombëtare e ndërkombëtare që kanë marrë vepra të veçanta.

Promovimi i albumit do të bëhet në mjediset e BKSH-së, bashkëshoqëruar me një ekspozitë të shumë botimeve në gjuhë të huaj të autorit që gjenden aktualisht në Bibliotekën Kombëtare.

Të Lidhura

33 citime të Albert Einsteinit, për të reflektuar

33 citime të Albert Einsteinit, për të reflektuar

nga 27
22:39 | 22/02/2023
0

Ju ftojmë të ndaleni në këto 33 thënie të mrekullueshme nga Albert Einsteini, që me siguri do t’ju bëjnë të...

Zbulohet WC-ja 2400-vjeçare

Zbulohet WC-ja 2400-vjeçare

nga 27
20:33 | 22/02/2023
0

Arkeologët në Kinë kanë zbuluar mbetjet e atij që mund të jetë tualeti më i vjetër në botë me shpëlarje....

3000 gjuhë në botë në rrezik zhdukjeje

3000 gjuhë në botë në rrezik zhdukjeje

nga 27
22:19 | 21/02/2023
0

Sipas të dhënave të UNESCO-s, aktualisht në botë fliten mbi 7 000 gjuhë, nga të cilat 6 700 janë gjuhët...

15-vjetori i Pavarësisë, Dua Lipa: Jemi të vetmit që…

15-vjetori i Pavarësisë, Dua Lipa: Jemi të vetmit që…

nga 27
16:16 | 17/02/2023
0

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë. Sot në...

Para
Denoncimi; Kisha dhe xhamia nën ujë

Denoncimi; Kisha dhe xhamia nën ujë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

22:26 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –
  • E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com