Dashuria, veç ajo është përgjigja… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria, veç ajo është përgjigja…

13:15 | 14/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –

Nga Kozeta Kurti

Në këto kohëra pamundësish me u puth e me u përqafu’, çfarë s’do kisha dhënë me të shtrëngu’ fort edhe një herë e me të kërku’ falje pse nuk e kam bërë vazhdimisht. Në këtë kohë të keqe po mësoj t’i dua gjërat kur i kam, jo siç bëj shpesh, duke i kërkuar, teksa më mungojnë. Mezi pres të mbarojë e gjitha, të të prek, të mbështetem në ty nëna ime, babai im, motra ime, vëllai im, mbesa ime, nipi im, i afërmi im, miku im, kolegu im e të të tregoj jo veç me fjalë, se dashuria, veç ajo është përgjigja. Në këto kohëra të luftës me një armik që e di cili është, por s’e di nga po më sulmon, po zbuloj se shtëpia qenka më e shtrenjtë se ç’e kam menduar deri më tani e po nis të vlerësoj se njeriu nuk mund të jetë një qënie që duhet të vrapojë veç pas punës dhe nevojës për të mbijetuar në një vend ku asgjë nuk është e sigurtë, jeta jo e jo, por as ato që qënia njerëzore i ka në dorë. Po “fërkoj barkun” nga qejfi për të gjithë ata që druajnë zvogëlimin e milionave të tyre, për të cilat nuk kanë kursyer shëndet nevojtarësh, kanë goditur me kamzhik presionesh e kërcënimesh në emër të bukës së përditshme mijëra njerëz të uritur, të zhytyr në qera e në kredi, të detyruar të ulin kokën e të zbusin kurrizin, duke pranuar çdo trajtim çnjerëzor në emër të parave, letrave të pista të cilat tani, me pikatore më shumë se kurdoherë, po refuzojmë t’i prekim me duar. Në këtë kohë të keqe, ndjej më shumë keqardhje se kurrë për bluzat e bardha, të cilët pasi i kemi mësuar vetë me para në duar e në xhepa, s’kemi lënë fjalë pa u thënë për ta denigruar figurën e tyre dhe sot, më të paktë në numër, me dhjetra kolegë të tyre, në luftë me të njëjtin armik spitaleve të botës, kemi jetën në dorën e tyre dhe jetën e tyre në duart tona. Ndjej neveri për çdo farmacist e tregtar produktesh bazike që abuzon me çmimet dhe të njëjtën neveri për çdo media që i fut të tërë në një thes. Ndjej trishtim për injorancën e një pjese të popullit ku bëj pjesë, që i bie gjoksit në emër të rakisë, hudhrave e qepëve, racës së fortë, imunitetit stoik,(ne me imunitet; ne të ushqyerit me tollonë për disa dekada e ne të ushqyerit me pesticide për disa dekada të tjera) pështymave e qurrave që për rebelizëm i kanë përplasur kurdoherë në pllakat ku shkruhet “mos pështyni në tokë”, kanë plasur kurdoherë në mure që shkruhet: “mos hidhni mbeturina”, çdo pisllëk të mundshëm, kanë hedhur nga katet e larta panolina bebesh të mbushura plot, tamponë e rraqe të tjera grash dhe s’po duan t’ja dinë as tani që “ra ky mort e u pamë”. Dashuria, vetëm ajo është përgjigja e të gjithave. COVID-19-ta, ky armik i botës, uroj të shndërrohet në “heroin” e shqipove, në mënyrë që higjena personale, mësimi nga përvojat e vendeve të tjera, rrahja e panevojshme e kraharorit, sfidimi i rregullave, rebelizmi i pakuptimtë ndaj tyre, të mos jenë më çështje për diskutim në 2020-ën e më vonë.
Të dua aq shumë sa po të qëndroj larg! Lutem, duamë po aq! Ma shpreh dashurinë duke mos më prekur, as mua, as mjediset tona të përbashkëta. Koha për dolli do të vijë sërish! Le ta ndihmojmë të vijë sa më shpejt. Dashuria, veç ajo është përgjigja e të gjithave.

Etiketa: KoronavirusiKozeta Kurti

Të Lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –

nga 27
19:32 | 12/03/2026
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për Report...

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

nga 27
19:12 | 12/03/2026
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar këtë të enjte padinë për shpifje të ngritur nga kryeministri Edi...

Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –

Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –

nga 27
19:02 | 12/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste në pushtet e mbrojtën Ballukun, i cili është në shënjestër të arrestimit...

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –

nga 27
18:32 | 12/03/2026
0

Kombëtarja jonë ka hyrë në ditët e fundit para ndeshjes së parë “Play Off” kundër Polonisë, e planifikuar të luhet...

Para
Nota e Shën’Kollit m’shpin tonë

Qeveritari sapunin, mjeku këshillën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –

19:32 | 12/03/2026
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

19:12 | 12/03/2026
Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –

Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –

19:02 | 12/03/2026
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –

18:32 | 12/03/2026
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi –

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi –

17:46 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –
  • “Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –
  • Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –
  • Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –
  • Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi –
  • Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –
  • “Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com