Ajo dashuria e madhe, dashuria që ndryshon botën, dashuria që gjendet vetëm nëpër libra. Ka shumë libra që i kushtohen kësaj ndjenje si forca më e madhe në planet. Gjithkujt mund ti shkojë mendja tek “Dashuria në kohën e kolerës”, por ka dhe të tjerë që përcjellin një forcë të tillë.
“1000 diej vezullues” nga Khaled Hosseini – një libër mbi dashurinë dhe luftën, mbi vet-sakrificën dhe fuqinë e femrës.
“Vetmia e numrave prim” nga Paolo Giordano – një histori që kryqëzon dy jetë njerëzish sa të lidhur ngushtë, aq edhe të ndarë nga njëri tjetri, ashtu si numrat prim.
“Obelisku i zi” nga Erich Maria Remarque – Jeta në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920.
“Dashuria në kohën e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez – një dëshmi se dashuri është aq e vështirë, sa edhe e lehtë, një libër që tregon se pavarësisht viteve, dashuria mbete e njëjtë.