Dash Tahiri punon çirak për hyzmeqarin Vangjel Dule – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dash Tahiri punon çirak për hyzmeqarin Vangjel Dule

20:05 | 28/05/2017
në Shqiperi
0

Nga Arben Llalla

Në listën e PD për Qarkun e Vlorës bie në sy që Vangjel Dule ndodhet në treshen e parë për t’u zgjedhur deputet dhe diku pas tij vjen Dashamir Tahiri, i cili është me origjinë nga Çamëria. Interesante është fakti që vetëm pak kohë më parë Dashamir Tahiri kërcënonte Vangjel Dulen se do ta kapte prej veshi dhe do t’i tregonte bukuritë e Çamërisë, shtëpitë e braktisura, varret e çamëve të masakruar nga Napoleon Zerva.

Në dy mandatet si deputet Dashamir Tahiri mbahet mend vetëm për këtë thënie të kapjes prej veshi.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Por, gjatë gjithë këtyre viteve jo vetëm që nuk e kapi prej veshi Dulen, por u shkoi pas si manar Vasil Bollanos dhe Vangjelit në Himarë.

Dashamir Tahiri çirret poshtë e lart se do të zgjidhë Çështjen Çame, por nuk po na e tregon se si do ta zgjidhë këtë çështje. Në dy mandatet si deputet i Çështjes Çame përse Dashi nuk nxorri në dritë asnjë ide, asnjë mendim për Çështjen Çame, por u mor vetëm me tenderat andej nga Kllogjeri?

Dashamir Tahiri do jetë në të njëjtën llogore me Dulen, Bollanon dhe Fredi Belerin e masakrës së Peshkëpisë të 1994.

Me këta pretendon Dashi të na zgjidhë Çështjen e Çamërisë?

Nëse do të ishte ndonjë minoritar grek, i cili njihet si proshqiptar, kjo renditje ku Dashi ndodhet pas “bithëve” të Dules nuk do kishte asnjë problem, asnjë reagim, sepse shumica e minoritarëve grekë janë proshqiptarë, njerëz që e duan vërtetë fqinjësinë e mirë greko-shqiptare. Por, Vangjel Dule njihet si antishqiptar, i cili me veprimet e tij si deputet i ka shërbyer vetëm zërave antishqiptarë për të aneksuar Jugun e Shqipërisë. Është vërtetuar që Vangjel Dule punon dhe propagandon kundër miqësisë greko-shqiptare, kundër integritetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nuk e dimë se çfarë e ka detyruar Dash Tahirin të vihet në shërbim të Vangjel Dules, teksa  do të trokasë derë më derë të çamëve për t’ju kërkuar votat që Vangjel vllehu të zgjidhet deputet. Për ata që nuk e dinë, pasuria e Dashamir Tahirit është vlerësuar sipas deklarimeve të tij zyrtare rreth 15 milion euro, ndërsa Vangjel Dule nuk ka as 200 mijë euro. Çfarë e ka gjetur Dashamir Tahirin me pasuri 15 milion euro të bëhet çiraku i Vangjel Dules? Çfarë e ka gjetur Beun e Çamërisë, Dash Tahirin të punojnë çirak për hyzmeqarin nga Gumenica, vllehun Vangjel Dule?

Çfarë fshihet, pas 20 vizitave në vit që ka bërë Dashi në Greqi? Kanë gjë lidhje me sigurimin grek?

Duke vënë re se Dashamir Tahiri është vënë totalisht në shërbim të Vangjel Dules duke bërtitur poshtë e përpjetë që shqiptarët të votojnë Vangjelin e MAVI-it mendja na çon të mendojmë për skenarët më të errët kundër zgjidhjes paqësore të Çështjes Çame.

Nuk e dimë se me çfarë guximi Dashamir Tahiri do shkojë më 27 qershor në Kllogjer dhe të bëj homazhe tek varret e rreth 2.500 shqiptarëve të masakruar nga ushtria EDES, idealin e së cilës e vazhdon Vangjel Dule duke hedhur baltë mbi figurat kombëtare shqiptare.

E këshillojmë Dashamir Tahirin që të shkojë tek varret e të parëve të tij që janë masakruar dhe përzënë nga vatrat e tyre më 1944 dhe t’ju tregoj për këtë gjëmë. Shpresojmë që Dashi i ka dy pare mend dhe do tërhiqet nga damka e tradhtisë.

Një miku im nga Çamëria ka pas thënë: “Njeriu nuk ngopet me pasuri, fëmijë, dashuri, por nëse nuk ke bërë mirësi dhe nuk ke dhënë kontribut kombëtar për vendin tënd, atëherë këto nuk vlejnë asgjë.”

Etiketa: arben llallaBeu i ÇamërisëçirakDashamir TahiriFredi BelerihyzmeqarKllogjeriVangjel DuleVasil Bollano

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Suksese në jetë

Suksese në jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com