Donald Veshaj është një ndër emrat më të lakuar gjatë këtyre muajve në showbizzin shqiptar dhe kjo gjë bën që ai të jetë nonstop në syrin e publikut duke kapur çdo lëvizje të tij.
Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video ku ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin. Gjatë një koncerti ku ndodhej Donaldi, në pamjet e publikuara ai gjendet në ‘backstage’ duke u përqafuar me një vajzë.
Pamjet e paqarta dhe në errësirë bën që ndjekësit të rrisin dyshimet se kush ishte vajza misterioze. Por dilema nuk ka zgjatur shumw pasi wshtw zbuluar se vajza me të cilën aktori i humorit shfaqet aq afër është mikesha e tij e ngushtë Fifi.
Kujtojmë se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë “BBVIP” të cilën e forcuan edhe pas mbarimit të spektaklit. Reth një muaj më parë dyshja pati një keqkuptim mes njëri-tjetrit ku në rrjet qarkulluan lajme se Donaldi dhe Romeo kishin përdorur videon e këngëtares gjatë momentit ku asaj i bien të fikët brenda në shtëpi për një skeç në emisionin e tyre. Por çdo gjë u sqarua pasi Fifi ishte e ftuar në programin e dy binjakëve dhe rrëfeu si ndodhi keqkuptimi.
Rikujtojmë se aktori i humorit po shijon momentalisht rikthimin me Bora Zemanin. Pas shumë tentativash dhe përpjekjesh për ribashkim pas ‘tradhtisë’ që Donaldi i bëri Bora Zemanit në sy të të gjithë publikut, ajo duket se i ka dhënë një tjetër shans artistit. Çifti kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë teksa bënin shopping në Genova dhe pse të maskuar ata janë dalluar nga paparazzit.
https://www.tiktok.com/@lirid1/video/7098681096212204806?referer_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&referer_video_id=7098681096212204806&refer=embed