Dalin detaje të reja mbi atentatin e 3-fishtë në Fushë-Krujë/ Viktimat vëzhgoheshin prej ditësh, kanë lidhje… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin detaje të reja mbi atentatin e 3-fishtë në Fushë-Krujë/ Viktimat vëzhgoheshin prej ditësh, kanë lidhje…

19:16 | 17/07/2022
në Kryesore
0

Janë zbardhur të tjera detaje të rëndësishme nga ngjarja tronditëse që ndodhi në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave viktimat janë gjurmuar hap pas hapi prej tre ditësh nga atentatorët. Grupi hetimor pas analizimit të vendit të ngjarjes, dhe mbledhjes të të gjitha provave, ka dalë në përfundim se autorët i kanë mbajtur në vëzhgim viktimat, duke i studiuar lëvizjet.

Hetuesit dyshojnë se të paktën 6 persona kanë marrë pjesë në atentatin që përfundoj në masakër. Sipas hetuesve tre nga autorët kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një tjetër ka qenë shofer. Hetuesit dyshojnë se një person i pestë, ka vënë në dijeni autorët për lëvizjet e viktimave. Ndërsa një i gjashtë i ka larguar ata, nga fshati Larushkë, nga ku dogjën automjetin që kryen krimin. Sipas burimeve, mjeti tip Volsvagen, rezulton i vjedhur në kryeqytet. Ndërkohë, në të janë gjetur edhe tre armët e krimit që u qëlluan viktimat, dy kallashnikovë dhe një automatik tip MP5. Sipas informacioneve armët janë dërguar në laborator me shpresën e gjetjen e ndonjë prove, por gjetja e ndonjë gjurme duket se do jetë e vështirë, pasi ato janë shkrumbuar të tria.

Viktimat po vinin nga Tirana drejt Kurbinit, ndërsa autorët kanë pasur informacion të përpiktë për lëvizjet e tyre. Vendi ku do kryhej atentati ishte i mirëmenduar nga autorët me qëllim që mos ti linin atyre mundësi veprimi, dhe objektivat të eliminoheshin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë dashur ekzekutimin e të tre të rinjve, sipas të dhënave, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se Diklen Vata mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar atë nga afër duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ata kanë spërkatur me lëndë plasëse mjetin e viktimave dhe i kanë vënë flaken, duke shkrumbuar dy viktimat e tjera, Martinajn e Hoxhën.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, për shkak te larjes ë hesapeve të grupeve kriminale. Deri më tani bëhet e ditur se vrasja e djeshme, vjen në vrazhdën e disa ngjarjeve kriminale e atentateve mafioze që kanë ndodhur 2-3 vitet e fundit në zonën e Kurbinit. Autorët janë me precedent, dhe kanë qenë në listën e policës të njohur si pjesë e një grupi kriminal. Ndërkohë, nga të dhënat dhe database sekrete e Policisë se Shtetit, mësohet se policia ka pasur informacion, se një prej viktimave më konkretisht, Brilant Martinaj, është dyshuar se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale në Kurbin. Policia ka dyshime se ai ka marrë pjesë në dy atentate, një prej të cilëve behet fjalë për vrasjen e ish efektivit Xhelal Recci. Por nuk u vu asnjëherë nën akuzë, për shkak se nuk ka pasur prova të mjaftueshme. Ndërkaq, bëhet me dije se  Brilant Martinaj dhe Diklent VaTa, kanë lidhje gjaku mes tyre. Ata kanë lidhje familjare të afërta. Ndërsa viktima e tretë Besmir Hoxha është lidhje shoqërore e tyre.

 

 

 

Etiketa: 6 autireautoreDetaje fushe krujeKryesore1te dhenaevezhgimviktia

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Bllokohen rrugët në Shëngjin, shkak kthimi i pushuesve nga plazhet

Bllokohen rrugët në Shëngjin, shkak kthimi i pushuesve nga plazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com