Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pak para protestës së opozitës tha se sot pjesëmarrja do jetë shumë e madhe. Sakaq, ajo tha se vetë do të dalë në protestë si qytetare për të rrëzuar regjimin e Ramës. Sakaq, ajo thotë se në protestë do të ketë edhe pjesëmarrës nga zona gri.
“Nuk do jenë vetëm mbështetës të politikës, por edhe zona gri. Nga ajo që kam parë sot paradite në rrugët e Tiranës, vura re që pjesa më e lëkundur e skeptike ndaj politikës do dalë për të protestuar për te thënë që unë jam këtu dhe nuk është Rama ai që merr vendimet.
Unë dal në protestë si qytetare se mënyra si me arrgoancën që trajton gjithë shoqërinë shqiptare, sot është historia për ti treguar Ramës, atyre që e kanë instaluar Ramën me kapjen e sistemit të drejtësisë, që të tregojnë që çdo gjë nuk është ajo që tregon Rama.
Si vjen ndryshimi ka mënyra të tjera nga më të ndryshmet. Dhe Milloshevic ka ikur me votë, dhe ne pasi bombarduan opozitën dhe demokracinë është shumë më e vështirë për ta larguar Ramën me votë por mendoj që protesta e studentëve dhe armëve kimike shembull i mirë për ta detyruar Ramën dhe ata që lëvizin gjymtyrët e Ramës”, tha Kryemadhi.
Protesta e opozitës, reagimi i çuditshëm i Ramës në ‘Facebook’