Ministria e Jashtme e Kosovës e cilëson si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behxhet Pacolli tha se ky është një tjetër lajm i rremë.
“Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shumica e vendeve anëtare të OKB-së kanë votuar në vitin 2010, rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të që fillojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiq dhe është e kotë të humbësh kohë me të”, ka thënë Zyberaj për Radion Evropa e Lirë.
Daçiq, në anën tjetër, u ka thënë mediave në Beograd se Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.