Kur vjen puna te hashashi shqiptarët e vrasin mendjen maksimalisht. Kemi dëgjuar për vende që nuk na kishte shkuar ndonjëherë në mendje se do mund të fshihej lënda narkotike. Pas kanabisit të fshehur në kuti me banane, zbulimi i fundit duket se është reçeli.
Ditën e sotme 3 kilogramë kanabis janë gjetur brenda një kove e cila ishte e mbushur me reçel qershie. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijes, ku pas një kontrolli fizik të policisë së Kakavijës është zbuluar lënda narkotike në kontrollin e autobusit të linjës Berat-Athinë.
Në bagazhet e autobusit u gjet lënda narkotike e kamufluar dhe e mbështjellë me letër natriban, brenda kovës me reçel. Po punohet për të mësuar se kujt i përkiste lënda narkotike. Ndërkohë që për arsye hetimore nuk jepen ende të dhëna.