Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se nga 341 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 41 qytetarë. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 26 në Tiranë, 8 në Fier, 2 në Bulqizë, Vlorë, 1 Shkodër, Kamëz, Gramsh.
Ndërkohë, janë 261 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,857 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë ulur në krahasim me një ditë më parë, për shkak të uljes edhe të testimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Ditën e djeshme numri i testimeve ka qenë më i ulët. Ditën e djeshme nuk është regjistruar humbje jete.