COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit

11:16 | 26/05/2020
në Kryesore
0

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që rastet e reja janë konfirmuar në bashkitë e Tiranës, 24, dhe në Durrës, 1 rast.

Deklarata e plotë nga Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Read more

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)

Testime totale 14832
Testime molekulare 13506
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1029
Raste të shëruara 803
Raste Aktive 193
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1

Etiketa: 1 humbje jete25 raste të rejaDrejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit ShëndetësorMirela Cami

Të Lidhura

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

nga 27
12:49 | 06/04/2026
0

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

nga 27
12:42 | 06/04/2026
0

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

nga 27
12:22 | 06/04/2026
0

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq. Mësohet se një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë...

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

nga 27
12:08 | 06/04/2026
0

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e martë në orën 10:00, përpara institucioneve kryesore...

Para
KLD emëron 8 magjistratë, shpall 13 vende të lira në gjykata

Ministria e Drejtësisë propozon: Të rihapen gjykatat, gjyqet të bëhen me protokolle shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

12:42 | 06/04/2026
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

12:22 | 06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

12:08 | 06/04/2026
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

11:56 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –
  • Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –
  • Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –
  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com