Me romanin “Pusulla të Verdha” Vera Bekteshi fiton çmimin letrar “Kadare”. Mes 25 pjesëmarrësve, 5 finalistëve dhe tri herë renditjes së saj në top listën e këtij çmimi, Bekteshi ka sjell një libër të fortë dhe emancipues. Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi të kufizuara, ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri e cila edhe sot është ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.
Fituesi i parë i Çmimit “Kadare” Rudolf Marku e cilësoi këtë çmim si më nderuesi dhe prestigjiozi i letërsisë shqipe.
Një aleancë grash, e cilësoi Belina Budini, dekane në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Arteve Liberale në UET dhe anëtare e jurisë.
“Vera Bekteshi tha se ky është një libër i vështirë. Duke zbuluar se iu deshën katër vite ta sillte në jetë.”
Më tej, me këtë libër, Bekteshi u bashkohet botimeve të autorëve të tjerë fitues të Çmimit “Kadare”, që sapo kurorëzoi edicionin e tij të shtatë.
I pari fitues, me romanin “Tre divorcet e Zotit Viktor N.”, ishte shkrimtari Rudolf Marku, në vitin 2015, i pasuar një vit më vonë nga Shkëlqim Çela me novelat “Embriologji”.