Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

08:21 | 14/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke ndikuar në koston e operatorëve të transportit publik.

Me qëllim që operatorët të mos gjenden shumë shpejt në pamundësi financiare për përballimin e kostove nga çmimet e larta të naftës, kërkohet zgjatja edhe me 3 muaj e periudhës së përfitimit të kompensimit, konkretisht për muajt korrik–shtator.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua vendimi për dhënie kompensimi të naftës në nivelin e 50 lekëve për litër për një afat 3 mujor nga muaji mars deri në maj.

Në letrën drejtuar qeverisë, përfshirë ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Financave, Minsitrisë së Energjetikës, Shoqata e Transportit Publik Qytetas, në përfaqësim të operatorëve të transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas ka kërkuar zgjatjen e afatit të zbatimit të kësaj mase mbështetëse edhe për një periudhë shtesë prej 3 muajsh.

“Në kushtet kur karburanti përbën një nga kostot kryesore të aktivitetit të transportit publik, vazhdimësia e çmimeve të larta ka sjellë rëndim të ndjeshëm të barrës ekonomike për subjektet transportuese, duke vështirësuar përmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit publik ndaj qytetarëve.

Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi.

Gjithashtu, vlerësojmë se vazhdimi i kësaj mase mbështetëse është i domosdoshëm për të garantuar vijimësinë dhe stabilitetin e shërbimit të transportit publik;  shmangien e reduktimit të flotës dhe frekuencave të shërbimit;  mbrojtjen e interesit qytetar dhe përballueshmërinë e transportit publik;  ruajtjen e balancës financiare të operatorëve të licencuar të sektorit”, theksohet në letër.

Para miratimit të dhënies së kompensimit për përballimin e kostove nga rritja e çmimeve të naftës, nga  Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u  dërguan disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare që po shkakton çmimi i lartë i naftës te operatorët e transportit publik.

Më 1 Prill operatorët zhvilluan një takim edhe me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ku u kërkua të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre operatorët bllokuan për gati dy ditë edhe lëvizjen e qytetarëve me autobusa në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar numrin e mjeteve deri në 60%.

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:03 | 14/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me...

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

nga 27
07:57 | 14/05/2026
0

Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i...

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

nga 27
07:51 | 14/05/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje që pritet të...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –

nga 27
07:25 | 14/05/2026
0

DashiKa pak tensione në familje, por nuk janë situata që duhen marrë shumë seriozisht. Yjet ju këshillojnë të mos merrni...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga nesër reduktohen autobusët urbanë në Tiranë, ja arsyeja…

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

08:21 | 14/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:03 | 14/05/2026
Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

07:57 | 14/05/2026
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

07:51 | 14/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –

07:25 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –
  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –
  • Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –
  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com