Çmimet në stratosferë/ Minimumi 300 euro për një shtëpi me qira, ja zonat më të shtrenjta të Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet në stratosferë/ Minimumi 300 euro për një shtëpi me qira, ja zonat më të shtrenjta të Tiranës

20:12 | 16/09/2022
në Shqiperi
0

Një nga problemet më shqetësuese në Tiranë është padyshim çmimi i lartë i qirave të apartamenteve. Shtresa që preket më shumë janë studentët, të cilët e kanë të vështirë të përballojnë këtë kosto. Në lidhje me këtë fenomen ka folur dhe Klevi Çollari, agjent imobiliar. Ai deklaroi se çmimi mesatar i apartamenteve me qira në Tiranë është rritur krahasuar me një vit më parë, duke shpjeguar se zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë Blloku deri tek liqeni Artificial dhe rezidencat e reja në dalje të Tiranës.

“Çmimet e qirave janë rritur dhe vijojnë të rriten. Edhe statistikat tregojnë se kemi një rritje jo vetëm të çmimeve, por edhe të kërkesave. Kjo krijon një rreth vicioz. Ka shumë arsye për rritjen e çmimeve, para është që moshat e reja po lënë qytetet e vogla dhe po zhvendosen në Tiranë, pra ka një kërkesë të shtuar për apartamente me qira.

E dyta është se ka shumë biznese që stacionohen në Tiranë, kryesisht kompani të reja në fushën e dixhitalizimit dhe komunikacioni. Pra arsyeja e dytë është përdorimi i apartamenteve për biznese dhe zyra.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nga statistika e kompanisë tonë, çmimi mesatar i qirave për një vit më parë ka qenë 360-380 euro.
Këtë vit jemi me 400 euro si çmimin mesatar të apartamenteve. Duke marrë parasysh se kemi edhe tre muaj përpara deri në mbylljen e vitit dhe kur kjo periudhë pra shtatori është muaji që mbyllen rreth 40 përqind e kontratave të qirave, kjo tregon se çmimi mesatar mund të jetë edhe më i lartë deri në fund të 2022”, ka deklaruar ai.

Gevio Tabaku, drejtues i Bordit të Studentëve ka shpjeguar se zonat ku studentët zgjedhin të vendoset, duke pasur parasysh që qiratë pranë fakulteteve janë në përgjithësi goxha të larta, janë zona të tillë si Fresku apo Astiri që janë lag, por qiraja është më e ulët dhe më e përballueshme për buxhetin e tyre.

“Zakonisht zgjedhin Astirin dhe Freskun, pra Unazën e Re si zona për të jetuar. Edhe atje, detyrohen të ndajnë qiranë me 2 ose 3 persona të tjerë në mënyrë që të përballojnë çmimet e larta.
Edhe në Astir për shembull është shumë e vështirë që të gjesh shtëpi nën 300 euro”, ka theksoi ai ndër të tjera.

Etiketa: apartamentecmimet e lartaqiraTirane

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Nisin takimet e para jashtë studios së “Për’puthen”, ja kë zgjodhën djemtë 

Nisin takimet e para jashtë studios së “Për’puthen”, ja kë zgjodhën djemtë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com