Çmimet e kripura në Shqipëri/ Shumica e mallrave të shportës u rriten më shumë se inflacioni mesatar në 2024 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e kripura në Shqipëri/ Shumica e mallrave të shportës u rriten më shumë se inflacioni mesatar në 2024

15:31 | 14/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga 51 grupe mallrash dhe shërbimesh që shërbejnë për matjen e inflacionit mesatar, në 34 prej tyre çmimet u rriten më shumë se mesatarja përgjatë 2024.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024 inflacioni arriti në 2.2 për qind, por shumica e grupe të shportës së mallrave u rriten mbi këtë nivel.

Sipas grafikut të mëposhtëm rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024 e kishin zarzavatet me 6.2 %, kondicionerët (5.4%), akomodimi në hotele me 5.2 %. Gjithashtu rrije mbi mesataren kishin edhe veshjet për fëmijë (5.1 %), mallra dhe shërbime shtëpie 4.8%. Më shumë se inflacioni mesatar është rritur edhe tarifa e ujit, e cila rregullohet nga shteti nëpërmjet Entit Rregullator të Ujit.

Read more

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

Të dhëna te detajuara tregojnë se rritje mbi inflacionin mesatar kanë shënuar kryesisht ushqimet dhe mallrat për shtëpinë.

Të gjitha mallrat dhe shërbimet që kanë lidhje me shtëpinë, të tilla si elektro-shtëpiake, tapiceri, mobileje janë rritur mbi 2.5 deri në 4%.

Në krahun tjetër gjatë vitit të kaluar çmimet mesatare kanë pësuar rënie për 6 grupe mallrash dhe shërbimesh.

Rënien më të madhe e ka pësuar grupi “ Vajra dhe Yndyrat” me -2.7 për qind në krahasim me vitin 2023 duke reflektuar bazën e lartë të çmimeve në këtë produkt pas luftës në Ukraine ku çmimi i yndyrave në tregjet globale arriti rekord përgjatë 2022-2023.

Rënie kanë shënuar edhe çmimeve e mjeteve të transportit me 2.4 për qind në krahasim me 2023 të ndjekura nga pajisjet audiovizive me- 2.4%, shërbimet ndaj mjeteve të transportit me -2.1% dhe çmimet e frutave që pësuan ulje me -0.9%.

Frutat janë përbërës i kryesor i inflacionit në vendin tonë, për shkak të peshës së lartë që kanë në shportën e mallrave.

Zakonisht çmimet e frutave rriten më shumë se mesatarja e inflacionit, por gjithashtu çmimi i tyre varet edhe nga ecuria e prodhimit vendas. Psh në rastet e thatësirave ose ngricave prodhimi i frutave shpesh dëmtohet si në vitin 2023 dhe çmimi i tyre rritet për shkak të furnizimeve nga importi.

Për 9 grupe të tjera të mallrave dhe shënimesh çmimet janë rritur më pak se inflacioni mesatar 2.2% më 2024. Grupe të tilla si këpucët për fëmijë, uji mineral, kafja, pijet jo-alkolike, buka dhe lavastoviljet dhe shërbimet spitalore janë rritur më pak se inflacioni mesatar.

Shporta e mallrave të konsumit mujor në vendin tonë ende dominohet nga ushqimet. Të dhënat tregojnë se rreth 60 pikë për qind të inflacionit përbehet nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Sipas INSTAT ushqimet dhe pjet jo-alkolike zënë 40 për qind të shpenzimeve mujore në familjet shqiptare në vitin 2023. Shqipëria renditet e para në Europe për peshën e lartë të ushqimeve në shpenzimet mujore të banorëve të saj, një tregues i nivelit të lartë të varfërisë relative.

/Monitor.al/

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 12/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen –

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –

nga 27
07:56 | 12/05/2026
0

Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6,8 martesa për...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –

nga 27
07:40 | 12/05/2026
0

Dashi Qartësia është aleati juaj kryesor sot për të shmangur keqkuptimet me njerëzit përreth. Shumë nga pengesat që ju kanë...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

nga 27
07:35 | 12/05/2026
0

Kjo e martë, 12 maj, pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve...

Para
“Buzi Sport” 3.7 mln euro evazion fiskal, shpallet në kërkim administratori i subjektit

“Buzi Sport” 3.7 mln euro evazion fiskal, shpallet në kërkim administratori i subjektit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:06 | 12/05/2026
Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen –

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –

07:56 | 12/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –

07:40 | 12/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

07:35 | 12/05/2026
Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

23:00 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026
  • Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –
  • Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com